Jeta brenda një qyteti “fantazmë”

Jul 21, 2015 | 10:48
SHPËRNDAJE

2A9C502F00000578-3164845-image-a-6_1437183478941
Është një qytezë fare e vogël, me popullsi prej 120 banorësh, ku nuk ka asgjë nga gjërat me të cilat jemi mësuar të jetojmë. Mundet që t’ju vijnë ndër mend komunitete të vogla nga një vend i varfër si yni, por as me to nuk ngjajnë. Askush nuk punon dhe koha ka ngelur pezull.
Gjendet në Zelandën e Re, vetëm 40 kilometra larg qyteteve të civilizuara, vendi quhet Ohura. Është braktisur krejtësisht nga qeveria, duke i lënë njerëzit që jetojnë atje të mbijetojnë me “shpikjet” e tyre.
2A9C4C1400000578-3164845-image-a-12_1437183543273
Asnjëra prej shtëpive nuk ka elektricitet, askush nuk është i punësuar, madje edhe burgu është mbyllur. Fotografi Tony Carter, kryesisht fotograf dasmash e portretesh, ka sjellë këtë herë një fotoreportazh jashtë të zakonshmes të botuar në “Daily Mail”. Ka shpenzuar thuajse një vit kohë për të hyrë në jetët e tyre e për të shkrepur këto portrete impresionuese, për të cilat nuk mund të thuash se nga ç’epokë vijnë!
“Kur nuk jam duke fotografuar njerëz për punë, kënaqem duke kërkuar njerëz larg mirëqenies së shoqërisë, njerëz që as nuk duan që dikush t’i shohë”, ka treguar Tony, ndërsa as vetë nuk e ka ditur se ç’do të gjejë kur ka vizituar qytezën e harruar.
2A9C48BC00000578-3164845-Liz_pictured_was_one_of_the_first_people_that_Tony_met_when_he_v-m-11_1437190239378
“Nuk kishte njerëz që vinin vërdallë në këtë vend. Ishte vetëm një dyqan i vogël i dorës së dytë, por kur iu afrova, nuk ishte as i hapur. Ata njerëz që shihja, u kërkoja t’i fotografoja dhe ishin pothuajse të sjellshëm. Më folën për një grua të quajtur Hazel Wilson, që, megjithëse i kishte kaluar të tetëdhjetat, vazhdonte të kalëronte. Ishte me të vërtetë karakter dhe sapo e pashë, i thashë vetes që duhej të merresha vërtet me të”. Në këtë rast, më shumë sesa përshkrimet e fotografit, vlejnë fotografitë e tij “për të jetuar” realitetin.
2A9C500C00000578-3164845-Ross_by_his_own_admission_is_a_retired_horticulturist_He_has_liv-a-7_1437189904509
2AA3479400000578-3164845-Photographer_Tony_Carter_spent_a_year_photographing_the_resident-m-8_1437189917939

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura