“Jeni unik sa i përket babëzisë”- Noka: Opinioni publik është i shqetësuar se nuk ka qeveri, por organizatë kriminale. Keni shkelur drejtësinë…

Apr 18, 2024 | 11:02
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në fjalën e tij që ka marrë për procedurë në seancën plenare foli për shqetësimet e opinionit publik.

Noka tha se opinioni publik është i shqetësuar sepse nuk ka një qeveri, por një organizatë kriminale, duke akuzuar mazhorancës se është unike sa i përket babëzisë.

Noka: Po flitet këtu për shqetësime të opinionit publik. Opinioni publik është i shqetësuar që nuk ka një qeveri, por ka një organizatë kriminale që vetëm vjedh.

Eshte i shqetësuar për inceneratorët që kanë thithur miliona euro dhe nuk po hetohen nga drejtësia. Eshte i shqetësuar sepse ju keni shkelur drejtësinë dhe thoni drejtësia jemi ne.

Jeni unik sa i përket babazisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura