‘Jemi të kërcënuar’, mjekët në protestë pas dhunimit të kolegut

Feb 25, 2019 | 9:10
SHPËRNDAJE

Mjekët e Spitalit të Durrësit kanë protestuar sot kunder dhunes se ushttruar ndaj kolegut të tyre Gerald Koka dy ditë më parë, i cili u sulmua me tulle.

Ngjarja ndodhi ne fundjave kur mjeku Koka u godit nga dy pacientë të përfshirë në sherr me njëri-tjetrin ndërsa ushtronte detyrën e tij.

Mjeket sot kane lene punen per rreth nje ore dhe kane protestuar duke kerkuar mbrojtje. Ata shprehen se ndihen te kercenuar teksa bejne detyren e tyre duke iu sherbyer pacienteve.

Kujtojme se mjeku i dhunuar kishte ndërhyrë për të ndarë dy persona të dehur që po konfliktoheshin në ambientet e spitalit. Nderkohe qe policia ka shoqëruar dy personat e përfshirë në ngjarje.

Mjeku i dhunuar
Mjeku i dhunuar

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.02.2019, rreth orës 19:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, kanë shkuar shtetasit E.Sh., 33 vjeç dhe M.B., 38 vjeç, banues në Durrës, në gjendje të dehur ku janë konfliktuar dhe dyshohet se kanë goditur mjekun e Urgjencës.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Urgjencën e Spitalit dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme dy shtetasit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura