“Je thjesht një mike midis dy ish-miqsh”- Iliri akuzon Arjolën: Unë ta kuptoj pozicionin! Nëse do të kishte një nominim zinxhir do…

Jan 22, 2022 | 22:54
SHPËRNDAJE

Pas përfundimit të spektaklit të “Big Brother Vip” mbrëmjen e djeshme, banorët kanë diskutuar gjatë rreth debateve të ndodhura, ku më i forti ishte ai mes Monika Lubonjës dhe Ilir Shaqirit.

pjimage (4)

Teska po diskutonin në oborr balerini i thotë aktores Arjola Demiri se është “një mike midis dy ish-miqsh” duke iu referuar debatit që pati. Madje ai shton se nëse do të kishte pasur një zinxhir shpëtimi “do të kuptonte shumë gjëra”.

Nga ana tjetër aktorja Arjola Demiri u shpreh se kështu i ka kuptuar ajo situatat dhe se mendimi që ka pasur për të dy vazhdontë jetë i njëjti.

Biseda mes tyre:

Arjola: Ndoshta unë jam e verbër dhe nuk e shoh.

Iliri: Jo, ti nuk je e verbër. Ti je thjesht një mike midis dy ish-miqsh. Edhe ty të përket roli të mbash njërin, të mbash tjetrin.

Arjola: Monika disa ditë më përpara më ka thënë “Arjolë, Iliri më do jashtë shtëpisë”. I thashë jo, kjo është shaka. Po i them gjërat siç i kam kuptuar unë.

Iliri: Po i thua gjërat si një mike midis dy personave që ti do. Dhe unë ta kuptoj pozicionin se kam pritur gjithmonë këtë gjë.

Arjola: Kam unë nevojë t’ju kuptoj juve, jo pozicionin. Se pozicioni do të jetë ky që është. As nuk e ndryshon Monika mendimin që kam për ty, as nuk e ndryshon ti mendimin tim që kam kundrejt Monikës. Kur unë ta vërtetoj mirë këtë gjë, pastaj do them ok ke të drejtë ti, ose ka të drejtë ajo

Iliri: Më dëgjo mirë, nëse sot do të kishte pasur një nominim zinxhir i filluar nga Iliri, ti do të kuptoje shumë gjëra.

Arjola: Po, nuk do më shpëtoje mua, por Arbërin.

Iliri: Dhe do ishe në vendin tim, në rolin tend.

Arjola: Që do të thotë, ti do të shpëtoje Arbërin dhe ai rrethin zinxhir.

Iliri: Ti do kuptoje si ndihem unë, kur ti zgjedh diçka që nuk jam unë.

Arjola: Unë nuk jam zgjedhur e para ose dyta dhe asnjëherë nuk të kam kërkua llogare.

Iliri: Ti ke qenë gjithmonë e para te zgjedhjet e mia në zinxhir. Kam zgjedhur ndonjëherë Sabin sepse ishte më i rrezikuar.

Arjola: Edhe unë kam parë Monikën më të rrezikuar.

iliri-arbri

arjola

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura