“Je hëna dhe dielli im”- Robert Berisha publikon foton me vajzën, vëmendjen e merr komenti i Nora Istrefit: I jep kuptim jetës sime

Sep 28, 2020 | 11:33
SHPËRNDAJE

Robert Berisha dhe Nora Istrefi vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të mirë edhe pas ndarjes.

Madje ish-çifti e mbështesin njëri-tjetrin dhe nuk mungojnë komentet në rrjetet sociale, sidomos kur bëhet fjalë për vajzën e tyre të vetme Renee.

Robert Berisha së fundmi postoi një foto duke mbajtur Renee në krah teksa i uroi “Ditën e vajzave”.

“Ti je dielli im, hëna dhe gjithë yjet. Ti i jep kuptim jetës sime. Gëzuar Ditën e vajzave,”- shkroi këngëtari krahas imazhit.

Ndërsa vëmendjen e mori komenti i ish-bashkëshortes së tij, Nora Istrefit, e cila iu drejtuar vajzës me fjalët: “Renee-ja ime e bukur ❤️”

Ish-çifti gëzojnë respekt për njëri-tjetrin dhe kanë mbajtur marrëdhënie miqësore pasi i dhanë fund martesës disavjeçare.

Madje ata shkojnë edhe me pushime së bashku.

Teksa, Nora Istrefi e ka mbajtur jetën e saj sentimentale larg vëmendjes së mediave pas ndarjes nga Robert Berisha, ky I fundit është përfolur për një lidhje me modelen Jessica Kadiu.

Edhe pse ai i mohoi thashethemet, lajmet u konfirmuan nga vetë modelja në rrjetet sociale.

Këtë verë këngëtari dhe Jessica Kadiu fotografuan së bashku në Prishtinë, megjithatë kur u pyet nga ndjekësit nëse ishte në një lidhje ajo e mohoi.

/Panoramaplus.al

 

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura