Janë më të rrezikuarit nga koronavirusi, OBSH nxjerr këshillat: Ç’duhet të bëjnë këta persona

Mar 27, 2020 | 9:33
SHPËRNDAJE

Personat më të riskuar për t’u prekur nga COVID-19 dhe që rrezikojnë të sëmuren rëndë, janë ata që kanë tashmë një sëmundje siç janë: sëmundjet kardiovaskulare, sëmundje kronike të frymëmarrjes, diabet, kancer.

91276026_3014166681962028_8389599922697011200_o

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka nxjerrë disa këshilla për njerëzit e prekur nga këto sëmundje, se si të ruhen prej koronavirusit:

Në postimin në facebook, OBSH shkruan se këta persona duhet:

Të konsumojnë ilaçet dhe të ndjekin këshillat mjekësore

Siguroni për më shumë se 1 muaj furnizimin me ilaçet e sëmundjes që keni

Mbani distancën nga njerëzit e sëmurë

Pastroni shpesh duart

Mos pini pije alkoolike

Mbroni shëndetin mendor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura