“Jam pacientja e dhomës 271”, dëshmia rrëqethëse e Hueyda El Saied në ditët e fundit të jetës pas luftës me Kancerin: Kohët e fundit kam kuptuar se nuk jam…

Nov 19, 2022 | 21:58
SHPËRNDAJE

Është zbuluar dëshmia rrëqethëse e artistes Hueyda El Saied, në ditët e fundit të jetës së saj.

-1200-630-5c365b04c03e7

Një vit pas ndarjes së saj nga jeta pas sëmundjes së rëndë, për herë të parë në “S’e Luan Topi” në TCH u transmetua deklarata e saj, gjatë kohës që ishte e shtruar në spital.

“Jam pacientja e dhomës 271”, kështu e nisi Hueyda El Saied dëshminë rrëqethëse, teksa luftonte me kancerin.

Ajo falenderon stafin mjekësor pavarësisht përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Hueyda ka krijuar një pikturë në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë, duke lënë pas një simbol force.

Një pikturë jo e zakonshme, pasi artistja shpjegon se me anë të pikturës shumëngjyrëshe e quajtur “Rilindja”, sëmundjes i është bërë një “goditje” me penel.

“Jam pacientja e dhomës 271. E shtruar prej disa javësh pas rëndimit të kancerit tim të trefishte negativ të gjirit, me të cilin po luftoj prej më shumë se një viti. Kohët e fundit kam kuptuar se nuk jam vetëm në luftë dhe se çdo sukses ka qenë punë e ekipi. E kam fjalët sigurisht për personelin, infermierët, mjekët, burrat dhe gratë përfshihen të gjithë. Kam zbuluar këtu njerëz të jashtëzakonshëm, profesionistë të përkushtuar aq sa më mungojnë fjalët.

Kjo është arsyeja pse i detyrohem. Kështu, duke qenë se jam piktore më lindi i deja të krijoj një pikturë kolektive në të cilën do të merrnin pjesë të gjithë. Dhe të gjithë ranë dakord të pikturojnë në këtë pikturë të quajtur “Rilindja”. Secili nga ana tjetër pikturuan një pjesë të kësaj luftëtareje shumëngjyrëshe dhe ka qenë një goditje me penel kundër sëmundjes”, ka deklaruar Hueyda El Saied.

elsayed

Piktura e Hueydas

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura