Ja gabimet në dekorime të cilat nuk duhet t’i bëni

Nov 26, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Këto që do të lexoni këtu janë nga gabimet më të zakonshme që bëjnë shumë nga amvisat. Duke patur dëshirën për të dekoruar, ato i tejkalojnë kufijtë, e si pasojë shfaqen ambiente të “mbipopulluara” me rrëmujë, ngjyra, motive.. etj. Shikoni me kujdes dhe veproni me mend!

3

1. E gjitha një ngjyrë

Po, është mirë të keni një ngjyrë bazë, të fortë dhe të nguliteni te ajo, por të jetë ambienti i gjithi një ngjyrë, ndonjëherë të jep përshtypjen sikur të “mbyt”. Kjo gjë ndodh sidomos në ambientet e tualetit. Si gjithmonë, mbani mend rregullin e tri ngjyrave. është më mirë të kombinoni tonet, të krijoni kontraste me dy deri në tri ngjyra, për një ambient të balancuar.

2. Mobilje që nuk përkojnë

Sido që të jetë pamja e shtëpisë, sigurohuni që mobiljet të rrinë më së miri me hapësirën. Një divan apo kolltuk i madh mund të dominojë në një ambient të vogël. Shumë njerëz blejnë divane shumë të mëdha dhe tapete e mobilje të tjera të vogla të cilat nuk rrinë mirë në dhomën në të cilën janë vendosur. Planifikoni me kujdes, gjithmonë të keni metër me vete kur jeni duke blerë.

3. Rrëmujë jashtë kontrollit

Bilbioteka jo vetëm për libra, por dhe për aksesorë të cilat nuk ju nevojiten. Vazo nëpër korridore e qoshe, fotografi në rafte nëpër të gjithë ambientet. Po ju kujtoj dhe njëherë stilin minimalist. është me të vërtetë efikas dhe praktik.

4. Ndriçim i dobët

Në ambientet e ndenjies mos gaboni të vendosni një llampadar të vogël, nëse hapësira e dhomës është e madhe. Gjithmonë duhet të kini vëmendjen te çdo ambient, nëse është i ndriçuar mirë apo jo. Kur një ambient nuk ka ndriçimin e duhur, dhe arredimi e dekorimi nuk dalin në pah, e cila është një disavantazh.

5. Shumë motive

Të përzijeni motive të ndryshme është një formë arti. Po. Lule të vogla p.sh. mund të shkojnë mirë me lule të mëdha, nëse përzgjidhen me kujdes. Dhe shiritat me pikat mund të përshtaten, po prapë duke i zgjedhur mirë. Gjithsesi, më tepër se 3 motive duhet të evitohen!

6. Punime arti të çuditshme

Për të zgjedhur një pikturë, nuk është dhe aq e lehtë. Tradicionalisht, duhet që pjesa e poshtme e tablosë duhet të jetë 20-25 cm sipër mobiljes. Nëse nuk doni t’i përmbaheni këtij rregulli, zgjidhni me kujdes një tablo, duke e rrethuar dhe me punime të tjera arti. Edhe diçka tjetër, duhet të kini mendjen në përzgjedhjen e stilit të pikturave, tradicionale apo bashkëkohore qofshin, të cilat duhet të jenë në përshtatje me stilin e arredimit të shtëpisë. Mos harroni të shihni dhe llojin e kornizave!

7. Mbingarkesë jastëkësh

Të gjithë i duam jastëkët, me motive dhe ngjyra të ndryshme. Por, nëse janë aq shumë jastëkë sa nuk keni vend ku të uleni vetë, atëherë i bie që keni dalë jashtë kontrollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura