Ja çfarë duhet të bëni nëse ju ka humbur dëshira për seks

May 5, 2015 | 17:00
SHPËRNDAJE

Nëse jeni rregullisht duke nxjerrë justifikime për të mos bërë seks, nuk jeni vetëm, pasi një hulumtim tregon se 80% e grave kalojnë nëpër të njëjtën situatë.

Dhe në qoftë se ju mendoni rregullisht: “Unë ende e dua atë, por unë nuk jam në humor” dhe gjeni justifikime për të mos bërë seks, kjo është kthyer për shumë femra në diçka të zakonshme.

Çift duke u puthur me pasion në krevat

Hulumtimi i ri ka befasuar me rezultatet pasi sipas suplementit “Lady Prelox” më shumë se 80% e grave kanë përjetuar një mungesë të dëshirës në një çast të jetës së tyre.

Dhe kjo nuk prek vetëm gratë e moshuara, sepse 28% e 25-34-vjeçarëve pranuan se kanë patur një problem, me gati 30% duke humbur dëshirën për seks, pasi kanë lindur fëmijë.

Por mungesa e dëshirës seksuale mund të kenë pasoja afatgjata, sepse 20% e të prekurave raportuan se kjo ndikoi në mirëqenien e tyre.

Shumë gra deklaruan se ndiheshin në siklet dhe shmangnin diskutimet mbi këtë çështje me partnerin e tyre.

Sipas ekspertëve çiftet duhet të punojnë së bashku për të gjetur shkakun e problemeve të tyre, qoftë për çështje që lidhen me shëndetin, ankthin apo thjesht mungesa e teknikës.

Katër nivele kryesore të jetës që ndikojnë në libido:

Niveli 1: Shëndeti fizik – keni diabet, sëmundje të zemrës ose kushte të tjera? A po merrni medikamente që ndikojnë në dëshirën për seks? Kontrolloni me mjekun tuaj alternativat.

Niveli 2: Shëndeti juaj emocional – A jeni të shqetësuar, të depresionuar apo të stresuar?

Niveli 3: Çështje që lidhen me marrëdhënien tuaj, a ju ndikojnë shumë?

Niveli 4: Mënyra e jetesës- Pirja e duhanit, pirja e alkoolit, ushqimet e pashëndetshme? Të gjitha këto ndikojnë në mënyrën se si ju mendoni.

Këshilla për zgjidhjen e problemit: 

1. Eksploroni gjëra që ju stresojnë. Si mund t’i ndryshoni ato? Kontrolloni qëndrimin tuaj – a i ktheni në dramë streset e përditshme, kur ju mund t’i anashkaloni gjërat?

2. Pini më pak dhe ndaloni së tymosuri duhan, pasi kjo ka një ndikim të madh në organizëm dhe nga ana tjetër në dëshirën për marrëdhënie seksuale. Filloni duke ngrënë ushqime të freskëta.

3. Krijoni një komunikim më të mirë për nevojat tuaja me partnerin. Sidomos me atë se si ndiheni në lidhje me seksin. Theksojani atij se e doni, por pastaj përmendi se ju ka munguar dëshira dhe se dëshironi për ta përmirësuar këtë.

4. Nëse ju ka munguar teknika, filloni të merrni më shumë kontroll në shtrat. Pyeteni partnerin për atë që e bën të ndihet mirë dhe po ashtu edhe për tuajat.

5. Provoni fantazi të reja. Filloni butësisht e pse jo përfundojeni edhe të inspiruar nga “50 Hijet e Greit”.

6. Filloni të flirtoni sërish. Rrëmbeja vëmendjen si dikur. Pse jo me shikime dhe qëndrime tunduese. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura