Iu gjet në banesë kallashnikov, arrestohet 48-vjeçari! I dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje

Apr 13, 2024 | 9:43
SHPËRNDAJE

Policia ka vendosur në pranga një 48-vjeçar pasi iu gjet një armë zjarri tip kallashnikov në banesë në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

arme

I arrestuari rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje.

48-vjeçari akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa u sekuestrua  kallashnikovi.

 

Njoftimi i policisë:

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Elbasan, është rezultat i ndjekjes me metoda proaktive, të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Mbante në banesë, armë zjarri kallashnikov, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, kanë siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri.

Ky informacion është ndjekur proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit dhe si rezultat është finalizuar operacioni policor “Recidivist”.

Në kuadër të këtij operacioni, në banesën e shtetasit K. R., në lagjen “Skënderbej”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi K. R., 48 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura