Itinerari i plehut me kokainë deri në vilën e zyrtarit të PS! Roli i djemve të armatosur që shoqëronin mallin për në Fier, mes tyre djali i ish-qitëses së njohur

Nov 26, 2022 | 11:19
SHPËRNDAJE

Zbardhen të tjera detaje nga operacioni anti-drogë ku u zbulua laboratori i përpunimit të kokainës në Frakull të Fierit si dhe u zbuluan të fshehura në thashë me pleh artificial 430 kg kokainë e porositur nga Kolumbia.

Porosia ishte bërë nga Zenel Çervanaku, vëllai i Viktor Çervanakut, zyrtari i PS, dhe drejtorit të OST-së, vartës i ministres se Energjitikës, Belinda Balluku.

RRUGA E NGARKESËS

Sipas të dhënave nga grupi hetimor bëhet me dije se në muajin maj të këtij viti është bërë porosia dhe është nisur ngarkesa nga porti “Buenaventura” me anijen “Monte Cervino”.

Të dhënat hetimore flasin vetëm për një kontejner me pleh organik, i ndarë në 20 paleta. Më pas ky kontejner ka bërë ndalesë në Greqi, konkretisht në portin e Pireut, ngarkesë që është faktuar se ishte tranzit për në Malin e Zi, në portin e Barit.

Nga të dhënat që kanë shkëmbyer agjencitë që e kanë ndjekur ngarkesën, mësohet se është kërkuar lejimi i saj për në destinacionin final pa u ndaluar nga asnjë sektor malazez që merret me përpunimin e informacioneve që shoqërojnë mallin.

Në rrugë tokësore ka qenë më i lehtë vëzhgimi dhe mbajtja nën kontroll e pritësve të mallit, shoqëruesve dhe e momentit kur do të mbërrinte në destinacionin final, që ishte edhe banesa e ish-funksionarit të lartë lokal të Frakullës, Viktor Çervanaku.

Që nga momenti kur malli ka dalë nga porti i Barit dhe ka mbërritur në Fier, në lojë kanë qenë DEA dhe autoritetet policore malazeze, deri sa është futur për në Shkodër, më pas në lojë ka hyrë SPAK dhe oficerët e vëzhgimit.

Nga aty është mësuar se mjeti transportues i porosisë shoqërohej nga njerëz të armatosur, të cilët si duket nuk janë fshehur fare për shkak të sigurisë jo vetëm në punën që bënin, por edhe për shkak se kujt po i shërbenin.

*
Roli i djemve të armatosur që shoqëronin mallin për në Fier

Ndonëse u arrestuan 4 persona, djem të rinj, personi më i njohur është Klajdi Kodra, i njohur edhe me mbiemrin Vrioni, i cili ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, atentate dhe plagosje.

Ai është djali i ish-qitëses së mirënjohur shqiptare, Lindita Kodra.

Një ditë më parë u arrestua në Tiranë pasi u kap bashkë me 3 të tjerë me armë në makinën tip ‘Range Rover’, bashkë me Redion Meshin dhe Bledar Matoshin. Ngjarja e fundit kriminale si i përfshirë është ajo e 27 majit 2021 ku plagosi me armë zjarri 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri.

Në gusht të 2017, Kodra u arrestua si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Lorenc Hoxhës, i cili mbeti po ashtu i plagosur në konfliktin e nisur për hasmëri. Në vitin 2010, rezulton i përfshirë në një plagosje të dyfishtë, në rrugën “Vasil Shanto”.

Të plagosur asokohe mbetën dy vëllezër, Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Në vitin 2016, me dy të tjerë, Kodra plagosi duke e goditur në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit me sende të forta Flamur Cullhajn.

Gjatë konfliktit pati edhe të shtëna me armë në ajër. Ndërkohë, në vitin 2013, në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, Klajdi Kodra u qëllua me plumb në këmbë, pas një konflikti të çastit.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe Nikolin Gjelona, personi i cili është arrestuar në rolin e financuesit.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 15.910 Euro; 3 armë zjarri automatik kallashnikov; 3 armë zjarri të llojit pistoletë; 108 copë fishekë luftarake të kalibrave të ndryshëm; 18 aparate telefonash celulare; 5 automjete; 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura