Italia: Shkupi rrezikon izolim diplomatik, këtë ia bëmë të qartë Gruevskit

May 15, 2015 | 18:29
SHPËRNDAJE

Ambasadori italian në Shkup,  Massimo Bellelli bashkë me diplomatët e tjerë evroperëndimor kanë porositur kryeministrin Nikolla Gruevskin që në mënyrë të shpejtë të gjej zgjidhjen e krizës politike në vend.

Ambasadori italian ne Shkup

 “Unë dhe katër ambasador tjerë qartas i treguam Gruevskit se po rrezikon izolim diplomatik nëse nuk ndërmerr masa të shpejta në sferën e lirisë së medieve, sundimit të drejtës dhe nëse nuk nis hetim serioz për akuzat që po dalin nga bisedat e përgjuara”, ka deklaruar ambasadori italian, raporton “INA”.

Ai ishte pjesë e grupit të ambasadorëve që në fillim të kësaj jave zhvilluar takime intensive diplomatike për tejkalimin e krizës në Maqedoni, pas ngjarjeve të dhunës në Kumanovë. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura