Italia publikon listën për duelet e Botërorin. Ka një risi dhe kthimin e një milanisti të harruar prej një viti

Nov 5, 2021 | 19:50
SHPËRNDAJE

Trajneri i Italisë, Roberto Mançini, ka vendosur të grumbullojë 28 lojtarë për dy sfidat e fundit të përfaqësueses së tij në kualifikueset e Botërorit 2022. Italia do të luajë ndaj Zvicrës dhe Irlandës së Veriut në javët e ardhshme dhe për të janë të detyrueshëm fitoret që të mbyllë sa më shpejt kualifikimin në fazën finale të turneut, pa pasur nevojë të kalojë nga play-off.

ITALIA

Në listën e fundit për vitin 2021, bie në sy grumbullimi për herë të parë i mesfushorit të Torinos, Tomaso Pobega, i cili po bën mjaft mirë në këtë pjesë të parë të sezonit dhe ka spikatur me lojën e tij. Ndërkohë, ka edhe një kthim të një emri që mungonte në listë prej një viti, Sandro Tonali i Milanit, i cili duket se është kthyer përsëri në formën më të mirë.

Italia dhe Zvicra ndajnë vendin e parë në grup me 14 pikë, ndaj për të kaltrit një fitore do të jetë e vetmja mundësi për t’u shkëputur nga helvetët dhe për të prerë direkt biletën për në Botëror.

LISTA
Portierë:
 Alesio Kranjo (Kaljari), Xhianluixhi Donaruma (PSG), Aleks Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Xhenoa);

Mbrojtës: Françesko Açerbi (Lacio), Alesandro Bastoni (Inter), Kristiano Biragi (Fiorentina), Leonardo Bonuçi (Juventus), Davide Kalabria (Milan), Xhiorxhio Kielini (Juventus), Xhovani Di Lorenco (Napoli), Emerson Palmieri (Olimpik Lion), Xhianluka Mançini (Roma);

Mesfushorë: Nikolo Barela (Inter), Brajan Kristante (Roma), Zhorzhinjo (Çelsi), Manuel Lokateli (Juventus), Lorenco Pelegrini (Roma), Tomaso Pobega (Torino), Sandro Tonali (Milan), Nikolo Zaniolo (Roma);

Sulmues: Andrea Beloti (Torino), Domeniko Berardi (Sasuolo), Federiko Bernardeski (Juventus), Federiko Kieza (Juventus), Çiro Imobile (Lacio), Lorenco Insinje (Napoli), Xhiakomo Raspadori (Sasuolo).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura