Ishte më pak e votuara nga publiku, Rike Roçi largohet nga shtëpia e Big Brother VIP: Këtë lojë ta fitojë…

Apr 14, 2024 | 7:17
SHPËRNDAJE

Rike Roçi është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP, kjo pasi ishte më pak e votuara nga publiku nga banorët e tjerë.

banoret

Ajo u shpreh tha se ky vendim ishte i papritur dhe se nuk i kishte bërë gati as valixhet.

Ky largim i saj u prit me mërzitje nga Roza, me të cilën kishte miqësi brenda Big Brother VIP.

“Suksese dhe fitoftë më i miri”– tha Rike, duke i tërhequr vëmendjen Eglës që të mos ofendonte më banorët.

Ledioni: Po diskutonim me Eglën tani dhe po thoshte që e shtyja të tregonte historinë e saj, atë që premtoi ta tregonte kur doli në studio dhe nuk e tregoi. Si e shikon këtë?

Rike: Unë kam folur për historinë time me Rozën, Dedën, Vesën. Egla nuk e di historinë time sepse gjithmonë nuk më është qasur si njeri. Ajo thotë se një artiste duhet të jetë më herët një njeri, por me mua nuk e ka treguar ndaj nuk ka njohur historinë time.

Ndërkohë Liam, Egla, Françeska, Erjola, Meritoni, Lidi, Jetmiri dhe Romeo janë banorët që shkojnë në televotim këtë javë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura