“Ishim në tualet, kishim gjyshen sëmurë”- Ervin Salianji ironizon socialistët: Justifikime qesharake! Duhet të merrni freskuese me vete sepse…

Apr 15, 2024 | 17:52
SHPËRNDAJE

Komisioni Hetimor për sistemin TIMS është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët socialistë kanë kërkuar 5 minuta pushim, ndërsa nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu propozoi në emër të anëtarëve të mazhorancës të miratohen kërkesat e ekspertëve për informacion.

Më pas ata u larguan nga mbledhja, ndërsa kryetari, Ervin Salianji tha se “nuk mund ta mbyllin dot komisionin sepse nuk e kanë pronë të vetën”.

Deputeti demokrat akuzoi socialistët, duke thënë se ata paraqesin justifikime qesharake për të bllokuar punën e komisionit.

LEXO EDHE: “Mungon miratimi i procesverbalit”- Nis me debate Komisioni Hetimor, Ervin Salianji: Nuk mund të luajmë kungulleshka! Është e vërtetuar, ka ndërhyrje në TIMS

Toni Gogu: Na jepni mundësinë që të votojmë. Në kërkojmë që të votojmë. Të mbash këtu diskurs politik, diskutimi ynë ka qenë procedurial. Ky komision asistohet nga ata 4 ekspertë që mbledhin informacionin publik dhe përmes informacionit publik i propozojnë këtij komisioni një plan hetimor.

Që kjo mbledhje të kthehet në normalitet do kërkojmë që ju te qetësoheni. I nderuar koleg Dogjani, ky ligj nuk na con në GjK. Është ky komision. Nuk ka vendim të njëanshëm se ne nuk kemi votuar. Meqe ju doni të vazhdoni këtë gjë unë kërkoj 5 minuta pushim. E përsëris të miratojmë cdo kërkesë për informacion.

Ervin Salianji: Nuk e mbyll dot komisionin nënkryetari se nuk e kanë në pronë të vetën, kur ta kenë le të kërcejnë nga belaja gjithë ditën. Ka dy elementë, PS dhe përfaqësuesit e saj e kanë logjikën për zyra dhe lekë. Këtu ka kërkesa të propozuara dhe të miratuara me shumicën e këtij komisioni. Nëse duan të qetësohen dhe të freskohen duhet të marrin freskuese me vete sepse në këtë komision nuk mund të bëjnë sic duan.  Kërkesat për informacion janë lexuar një më një sic janë depozituar nga ekspertet dhe janë miratuar me shumicën e këtij komisioni pavarësisht justifikimet qesharake, sot thonë që ishim në tualet, kishim të sëmurë gjyshen, ishim me temperaturë. Herën e kaluar thanë po bëjmë ironi, pse nuk na i kuptoni. Sa herë që dalin si tani, dalin dhe marrin direktiva si të bllokojnë punën e këtij komisioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura