Ish-drejtori i SHIK: Asnjë dosje e ish-Sigurimit nuk mund të fshihet, zhduket apo sajohet nga fillimi

Oct 26, 2022 | 7:40
SHPËRNDAJE

Ish-drejtori i SHIK, Irakli Koçollari, është shprehur se është e pamundur që një dosje e ish-Sigurimit të Shtetit të eliminohet, fshihet apo të zhduket.

irakli

Po ashtu ai tha se është e pamundur që një e tillë të sajohet nga fillimi. Në emisionin “Opinion” Koçollarit deklaroi se materialet janë të mikrofilmuara të gjitha.

Pyetje: Meqenëse çështja e hapjes së dosjeve, kontrollit, verifikimit të figurave, përfundimisht u mor një vendim nga parlamenti edhe pse është shumë vonë se 32 vjet kanë vdekur bashkëpunëtorë, kanë vdekur personat e ruajtur. Ju jeni i sigurt që asnjë dosje nuk mund të eliminohet, nuk mund të fshihet, nuk mund të zhduket? Dhe nuk mund të sajohet nga fillimi.

Irakli Koçollari: Absolutisht jo! Është e pamundur. Verifikohet menjëherë.

Pyetje: Pra nuk sajohet dot dosje, nuk fshihet dot dosje, nuk fshihet dot bashkëpunëtor, nuk fshihet dot skedë bashkëpunëtori.

Irakli Koçollari: Jo!

Pyetje: Është e vërtetë që materialet janë dhe në skeda, dhe në mikrofilma?

Irakli Koçollari: Patjetër. Të mikrofilmuara të tëra. Edhe nëse ai ka hequr dy fletë do të gjendet diku. Një profesionist di ta gjejë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura