“Ish-burri më ka groposur me gjithë fëmijët”, rrëfimi tronditës i të resë: Si tentoi të mbyste vajzën kur ishim në Greqi, ajo u mbulua me gjak dhe nuk reagonte

Nov 20, 2022 | 18:45
SHPËRNDAJE

Një histori e dhimbshme është shpalosur pasditen e sotme në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në tv Klan, ku një grua akuzon ish-burrin e saj se i ka sjellë shumë të këqija familjes së saj.

kurra

Arbëresha gjithashtu shprehet se ndihet e mohuar nga nëna e saj. Ajo i kërkon Rives që ta strehojë së bashku me dy fëmijët, por nëna kundërshton dhe i mbyll derën e shtëpisë.

Ajo nxjerr detaje të reja nga historia e saj, kur thotë se Riva ishte në dijeni të parave me fajde që ish-bashkëshorti i Arbëreshës kishte marrë nga një person që tani ka ndërruar jetë. Bëhet fjalë për një shumë prej 20 mijë Eurosh dhe Arbëresha i kërkon llogari nënës për këtë. Ajo i përmend të gjithë jetën e mundimshme dhe vështirësitë që ka duruar gjatë martesës, ndërsa tregon edhe një episod tronditës, ku pretendoi se ish-burri tentoi t’i mbyste të bijën në Greqi.

Pjesë nga biseda në studio:

Arbëresha: Këtu e 8 vjet jam e ndarë. Kam qenë e martuar 28 vjet me Altin Gropa.

Eni Çobani: Është mbiemri i tillë, nuk është se ju ia vini…

Arbëresha: Jo, jo Gropa.

Eni Çobani: Respekte!

Arbëresha: Siç ka mbiemrin, më ka groposur fundësisht me gjithë fëmijët e mi. kam dy vajza. Kam 22 vjet që jetoj në Greqi. Në këto 22 vjet fëmijët i pata lënë te nëna ime. Njërën, vajzën e madhe te nëna ime dhe vajzën e vogël te vjehrri im dhe te njerka e ish-burrit tim. Me shumë probleme, me shumë halle, jam kthyer tani dhe dua që të shkoj te nëna ime. Nëna ime nuk më hap derën e shtëpisë.

Eni Çobani: Arsyeja? Se është shumë e rëndë, besoj, për Riven ta dëgjojë këtë fjalë.

Arbëresha: Po, është shumë e rëndë. Arsyeja është se unë nuk kam ku të shkoj zonja Eni. Jam në mes të rrugëve. Jam kthyer përkohësisht tani në Shqipëri, por nuk kam ku të jetoj sepse nuk po gjej as edhe një rrugëzgjidhje. Kam 8 vjet që jam ndarë dhe nuk po gjej rrugëzgjidhje as me shtet, as me…

Riva e ndërpret dhe pas përshëndetjes, nis të tregojë anën e saj të historisë.

Riva: Ajo kërkon një rrugëzgjidhje nga unë, por unë nuk e zgjidh dot atë se unë kam një shtëpi, kam djalin, kam nusen, kam edhe tre fëmijë dhe nuk kam vend ku ta fus atë.

Arbëresha: Po pse unë çfarë jam, nuk jam fëmija jot?

Riva: Nuk kam vend.

Arbëresha: Si nuk ke vend? Atje në atë shtëpi nuk jemi rritur, në atë shtëpi nuk kemi jetuar derisa u martova?

Riva: Unë të rrita, të martova, t’i mbajta dhe dy fëmijët, t’i mbajta deri në 7 vite të dy fëmijët. Tani nuk kam mundësi më.

Arbëresha: Ke detyrime. Do më lësh në rrugë? Apo të iki të ngelem në rrugë me dy fëmijët e mi, të vritem me ish-burrin tim në shtëpi?

Arbëresha: Si i dhe këto lekë pa më pyetur mua se kam punuar 15 vjet duket pastruar shtëpitë e grekut atje, duke punuar nga dy punë në Greqi, duke i lënë fëmijët vetëm, duke i parë në orën 2 të natës në gjumë dhe duke ikur në mëngjes prapë në punë. Dhe unë të vij të katandisem në këtë mënyrë? Mos të gjej një rrugëzgjidhje, zonja Eni? Mos të gjej një rrugëzgjidhjes? Para ndarjes, desh më mbyti vajzën në Greqi. Dhe vajza ime sot nuk duron acarime. E kam çuar në spital me oksigjen zonja Eni sepse vajza më ngriu, nuk fliste, m’u bllokua vajza.

Eni Çobani: Si desh e mbyti?

Arbëresha: Sepse kemi pasur shumë debate, shumë probleme gjatë gjithë jetës time. Gjatë gjithë jetës time, por unë kam duruar.

Riva: Ja, unë s’i di këto. Pse s’mi ke thënë?

Arbëresha: Çfarë të them moj nënë? Se më dhimbte shpirti, më dhimbte zemra, nuk doja që të mërziteshit dhe juve, si ti dhe babi, rahmet pastë kur ishte gjallë se më kishte pikë të dobët, edhe ti, vëllai dhe motra. Nuk kam dashur.

Riva: Ja që s’i di pra.

Arbëresha: Nuk e di sepse s’doja dhe ti tani kërkon të më nxjerrësh në rrugë?

Riva: Nuk të mbaj dot. Ti gjeje djersën tënde që ke punuar kaq vite…

Arbëresha: Ajo shtëpi është edhe e babait tim, kam vend edhe unë.

Riva: Nuk kam mundësi të të ndihmoj.

Arbëresha: Në vitin 2012 patëm sjellë vajzat për pushime për festa në Shqipëri. Për një moment u ngrit peshë ish-bashkëshorti ime e tha “do ikim do kthehemi në Shqipëri”. Nuk pranova të vija  në Shqipëri që të jetonim sepse unë punoja. Ngelën një periudhë pa punë dhe u detyruam u kthyem. U kthye, jo se u ktheva.

Eni Çobani: A u kthye zotëria! Ju e latë vetëm burrin.

Arbëresha: Vajzat ishin këtu për pushime dhe u kthye zotëria, kam ardhur dhe unë bashkë me të, por fati im i mirë më ndihmoi një nënë greke, më mbajti në shtëpinë e saj, e ndihmoja të pastronte shtëpinë kur kisha kohë dhe e ndihmoja gjatë ditës. Lekët siç i merrja ia sillja zotërisë këtu, Altin Gropës. Merrte dhe lekët nga përqindja e një viti më parë që e kishte mbyllur. Atë vit që ndenjën këtu jeta e fëmijëve  u shkatërrua sepse lanë shkollën përgjysmë në Greqi dhe filluan semestrin tjetër këtej. Dhe filloi edhe punë te zoti Rrap Sota, shkonte në Janinë dhe merrte mish. Por edhe në këtë periudhë siç punoja lekët ia sillja këtij prapë, në të gjithë këtë periudhë.

Eni Çobani: Pra ju nuk keni pasur asnjë lekë në dorë.

Arbëresha: Siç punoja zonja Eni, hiqja vetëm biletën e autobusit dhe një kafe dhe i sillja këtu. Në fund të vitit më kërkoi prapë që të kthehej prapë në Greqi. U detyrova mblodha familjen time në Greqi. Në ato momente filluan debatet më të shumta se ishte pa punë. Filloi dhuna ndaj fëmijëve. Fëmijët e mi nuk guxonin të hanin bukë shumë se shëndosheshin. Fëmijët e mi nuk guxonin të hapnin frigoriferin. Sepse po të hapje frigoriferin dy minuta të shikoje çfarë do merrje prishej frigoriferi. Pas këtyre përpjekjeve që jam munduar gjithmonë të mos e shkatërroj familjen. Kam duruar dhunën, ofendimet, kam duruar…

Eni Çobani: Po pse gjithë kjo sakrificë, nuk e kuptoj?

Arbëresha: Dhe mbi të gjitha erdhi momenti që nuk duron dot më…

Eni Çobani: Dhe ju shkuat drejt divorcit.

Arbëresha: Nuk doja të shkoja drejt divorcit. Pata disa probleme dhe i thashë të vinte të rrinte në Shqipëri meqenëse banesën e kishim. Vinte rrinte dy-tre ditë dhe ikte prapë. Në ato momente i kam thënë do ikësh nga shtëpia, se filloi shumë debate në shtëpi. Në atë moment ngrihet dhe më qëlloi. Futen vajzat në moment të dyja, atëherë ishte momenti që kapi vajzën nga fyti. Vajza vajti për t’u parë në pasqyrë nëse i kishte lënë shenja apo jo në grykë ai i jep dhe një grusht nga lart në fytyrë te mjekra dhe vajza u mbulua me gjak dhe prapë unë nuk e denoncova, se nuk doja që babai i fëmijëve të mi të ishte mbrapa kangjellave të burgut në një shtet të huaj. Kur kam ardhur në Gusht të 2014 dhe në atë periudhë që i thashë të largohej, të rrinte në shtëpi, shkoi te të gjithë njerëzit e mi. Fliste fjalët më banale për mua, që unë isha e rrugëve, që unë pija drogë, që unë pija duhanin dhe më kanë thënë njerëzit që Altini kishte të dashur tjetër. Këtu kërkoj një mbështetje nga nëna ime, kërkoj të gjej rrugëzgjidhja zonja Eni, por nuk po e gjej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura