Ish-bashkëshortja e Jenson Button arrestohet në Japoni! Pako me drogë që çoi në pranga modelen e famshme

Mar 23, 2023 | 9:14
SHPËRNDAJE

Modelja Jessica Michibata, ish-bashkëshortja e pilotit të F1, Jenson Button, është arrestuar në Japoni për posedim droge.

Jessica Michibata2

38-vjeçarja u arrestuar pasi një pako me drogë mbërriti në hotelin ku ajo po qëndronte me një të njohur të saj.

Michibata i ka mohuar akuzat, sipas mediave të huaja.

Një oficer doganor tha se gjeti drogën në fshehur në një pako që vinte nga jashtë vendit për në Japoni. Adresa ku do dërgohej pako ishte hoteli ku po qëndronte modelja në Tokio.

Pas zbulimit të drogës hetuesit bastisën hotelin dhe arrestuan Michibata si edhe të njohurin e saj.

Michibata aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara ku punon si modele. Ajo ka lindur në Japoni dhe ishte rikthyer në atdhe kur u arrestua.

Jessica Michibata1

Modelja u takua me pilotin e F1, Jenson Button në vitin 2008 në një bar hoteli në Tokio dhe nisën lidhjen tetë muaj më vonë.

Button i propozoi në ditën e Shën Valentinit në 2014-ën, me një unazë me vlerë 250.000 paund. Ata u martuan në një ceremoni luksoze në Havai po atë vit. Megjithatë çifti i dhanë fund martesës vetëm 1 vit më vonë.

Modelja u lidh me producentin amerikan Ken Kao pasi mori pjesë në një premierë filmi me të në 2017-ën. Po atë vit, ajo solli në jetë vajzën e saj Joy, por identiteti i babait të fëmijës nuk dihet.

Marrëdhënia me Ken Kao, i cili bashkëthemeloi një kompani produksioni me yllin e Hollivudit Ryan Gosling, zgjati deri në vitin 2021.

Kao është djali i vetëm i multimiliarderit Min Kao, i cili bashkëthemeloi gjigantin GPS Garmin.

Jessica Michibata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura