Presidenti Meta merr vendimin e rëndësishëm për Visho Ajazin

Dec 5, 2017 | 15:33
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Presidenti Ilir Meta duket se e ka marre vendimin për dekretimin e Visho Ajazit si ambasador i Shqiperise ne NATO.

Burime ne Presidence sqarojne per “Panorama” se dekretimi i Ajazit ne NATO do te ndodhe menjehere pas paraqitjes se tij ne Komisionin e Jashtem parlamentar.

“Presidenti Meta beson se Visho Ajazi do ta realizoje me shume sukses detyren e tij ne Nato”, thane burimet.

Meta dekoron Visho Ajazin për drogën

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ish kreun e SHISH Vishi Ajazi Liken me Dekoraten e Arte te Shqiponjes, me motivacionin: “Për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës”.

 

visho

Burime nga SHISH i thane “Panorama” qe ceremonia per dekorimin e Ajazit do te behet brenda pak ditesh me rastin e 105 vjetorit te krijimit te SHISH, ne date 17 dhjetor.

Njoftimi:

05/12/2017-Presidenti Meta dekoron zotin Visho Ajazi Lika me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi dt. 05/12/2017, nr. dekreti 10676 zotit Visho Ajazi Lika “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” me motivacionin: “Për kontributin e tij të veçantë në fushën e sigurisë kombëtare, luftës kundër terrorizmit dhe, në veçanti, në luftën kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura