“Irani kërkon të tregojë forcë”- Diplomati Agim Nesho flet për tensionet në Lindjen e Mesme: Dy arsyet pse çështja e sulmit ndaj Teheranit do të vijë duke u mbyllur!

Apr 15, 2024 | 12:53
SHPËRNDAJE

Diplomati Agim Nesho, në një lidhje live për Panorama TV, ka folur në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme, ku së fundmi Irani ka sulmuar me raketa dhe donë, Izraelin.

agim nesho

Sipas tij, ky sulm i Iranit u bë  për opinionin e tyre të brendshëm për të treguar se reagojnë dhe se mund të veprojnë për të mbrojtur interesat e vendit të tyre.

Në lidhje me pyetjen nëse do të kishte një kundërpërgjigje nga ana e Izraelit, Nesho tha se sulmi do të vijë duke u mbyllur pasi është kundër interesave të të gjithë vendeve që e kanë ndihmuar dhe interesave të Izraelit të hapë një front për të destabilizuar

Po shohim çdo ditë, që forca të lidhura me Rusinë, jo vetëm Irani, i cili ka qenë destabilizues, por të gjithë organizatave të tjera me të cilat ai justifikon atë që e quan revolucion permanent për zhdukjen e Izraelit nga Lindja,

Kjo veprimtari  e Iranit, tregon se forca të tjera proxis, përfshirë dhe Serbinë, veprojnë për të provokuar dhe për avatazhuar politikat e tyre nacionaliste, në kurriz të vendeve të tjera siç është dhe Kosova dhe Izraeli, që është një superfuqi e në Lindjen e Mesme.

Ata kërkonin të tregonin një forcë, edhe për opinionin e tyre të brendshëm që ne reagojmë, që kemi një situatë tjetër gjeopolitike që edhe Irani mund të veprojë për të mbrojtur interesat e tij.

Janë dy gjëra, në radhë të parë lufta ndaj Hamasit, është për ekzistencën e shtetit dhe si e tillë do të vazhdojë. Ka kaluar disa vija të kuqe, SHBA dhe Perëndimi kanë thënë se ka në mënyrë masive humbje jete të palestinezëve, por shihet si një çështje që çrrënjosja e Hamasit ka të bëjë me të ardhmen e shtetit të Izraelit.

Ndërsa çështja e sulmit ndaj Iranit, do të vijojë duke u mbyllur sepse janë vetë interesat e perëndimit që nuk kërkojnë. Sot nga AMF u tha se duhet të kemi parasysh se me rritjen e çmimit të naftës rritet dhe inflacioni dhe asnjë vend nuk kërkojnë që efekti i Lindjes së Mesme të reflektojë në politikat dhe ekonominë e tyre. Ndaj mendoj se Izraeli mund të bëjë në mënyrë asimetrike duke goditur bazat e proxit, por nuk do të ketë një përballje direkte me Iranin. Kjo është kundër interesave të të gjithë vendeve që e kanë ndihmuar dhe interesave të Izraelit të hapë një front për të destabilizuar”, tha Nesho.

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura