“Irani duhet të ndalet tani, para se të jetë vonë”- Ministri i Jashtëm izraelit nis “ofensivë diplomatike”, u dërgon letra 32 vendeve dhe bisedon me dhjetëra ministra

Apr 16, 2024 | 10:10
SHPËRNDAJE

Ministri i Jashtëm izraelit thotë se ai po udhëheq një “ofensivë diplomatike” kundër Iranit.

izraelll

Israel Katz tha se masa vjen “së bashku me përgjigjen ushtarake”, diçka që shumë në komunitetin ndërkombëtar kanë kërkuar kundër.

Ministri u dërgoi letra 32 vendeve dhe foli me dhjetëra ministra të jashtëm për të kërkuar sanksione ndaj “projektit raketor” të Iranit dhe që Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të shpallet një organizatë terroriste, tha ai.

Qëllimi i zotit Katz ishte “të frenojë dhe dobësojë Iranin. Irani duhet të ndalet tani, para se të jetë tepër vonë,” tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura