Investitorët e huaj, PD i përgjigjet Ramës: Këndon si gjeli majë plehut!

Jun 24, 2016 | 14:17
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama teksa nisi punimet Shell me shpimet në Shpirag.

bozdo

Sipas sekretarit oranizativ të PD-së, Enno Bozdo, Rama kwndon si gjeli ne majw tw plehut, pasi situtata me biznesin e huaj eshte alarmante.

“Si rezultat i rritjes se taksave dhe perkeqesimit te klimes se biznesit, investitoret e medhenj kane braktisur vendin. Investimet e Huaja Direkte kane rene kete vit me 40%. Dhoma Amerikane dhe ajo Gjermane e Tregtise shprehen se klima e biznesit eshte perkeqesuar ne pikiate. FMN deklaron se politika e taksave te larta progresive ka deshtuar plotesisht dhe koncesionet korruptive i kane marre frymen ekonomise. Ndersa Rama mburret me nje projekt dhe nje investitor qe i takon qeverise te meparshme”- thotw ai.

Sipas Bozdos, ne sektorin e hidrokarbureve Bankers u detyrua nga kjo qeveri te nderprese prodhimin dhe ne fund te largohet.

“Shume multinacionale te tjera kane mbyllur zyrat dhe po largohen me shpejtesi nga Shqiperia. Ndersa inkurajojme Shell dhe e mbeshtesim plotesisht per investimin dhe besimin qe ka ne suksesin e projektit, theksojme se vetem largimi i Rames do te mundesoje ardhjen e investitoreve dhe kthimin e Shqiperise ne nje vend terheqes per Investimet e Huaja”- pwrfundon Bozdo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura