Imzot Angelo Massafra dorëhiqet si Arqipeshkv/ Mesazhi i tij: E papranueshme që shumë katolikë janë në burgje për trafikim droge!

Mar 24, 2024 | 14:13
SHPËRNDAJE

Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra tha se shumë katolikë në Shqipëri janë në burgje për shkak të përfshirjes së tyre në trafikun e drogës dhe kjo është e papranueshme.

masafra OK

Gjatë meshës për ditën e larit në katedralen “Shën Shtjefni”, Arqipeshkëvi Massafra përmendi edhe rastet e vetëvrasjeve, të cilat po kthehen në një shqetësim për shkak të numrit të lartë.

Shpesh herë këto fatkeqësi, shtoi Massafra ndodhin nga pesha e opinionit tek individi.

Ndërkohë Arqipeshkëvi i Shkodrës një ditë më parë mbushi 75-vjetorin e lindjes duke dhënë kështu dorëheqjen në krye të kësaj dioqeze për shkak të moshës së pensionit.

Gjatë një koncerti në katedrale dha lajmin e dorëheqjes. Vatikani ka pranuar dorëheqjen e Arqipeshkëvit, i cili sipas një dekreti të ardhur nga selia e shenjtë dhe të firmosur nga Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e Arqipeshkëvit të ri të Shkodrës.

Angelo Massafra prej 27 vitesh drejton dioqezën Shkodër-Pult duke kaluar kështu një rrugëtim të gjatë mes shumë vështirësive në gjithë këto vite të trazuara për vendin tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura