“Ilir Xhakja”, S’gjendet adresa e gjyqtarit

Nov 1, 2012 | 14:16
SHPËRNDAJE

TIRANE – “Zhduket” pa adresë gjyqtari i Durrësit, Neritan Tabaku, person në hetim nga Prokuroria për shpërdorim detyre në çështjen e Ilir Xhakjes, të akuzuarit për vrasjen e shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj. Prokuroria e Tiranës, e cila po heton për shpërdorim detyre ndaj gjyqtarit të Durrësit, deklaroi se ka hartuar fletë-thirrjen për gjyqtarin, por nga informacioni dhe të dhënat e mbledhura deri tani nuk ka një adresë zyrtare ku mund të dërgohet fletë-thirrja. Grupi i hetimit, pak ditë më parë ka vendosur të thërrasë për të marrë në pyetje gjyqtarin e Durrësit, i cili akuzohet se për 19 muaj nuk e zbardhi vendimin e pafajësisë ndaj Ilir Xhakjes. Kjo moszbardhje u zbulua pas vrasjes së Adem Tahirajt, ndërsa Prokuroria theksoi se veprimet e Neritan Tabakut kishin penguar gjyqin në Apel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura