Gjetja e trupave të nënës dhe fëmijëve pas 3 ditësh kërkime, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile detaje: Moment i dhimbshëm

May 7, 2024 | 14:22
SHPËRNDAJE

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar pas përfundimit të operacionit pas gjetjes së trupave të nënës dhe 3 fëmijëve të saj që u mbytën në lumin e Bunës.

Alma Arrazi5

Në një postim, shprehet se në operacionin e kërkimit të trupave të 4 viktimave u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 mjete nga strukturat vendore dhe qendrore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat Renea, Njësinë e Sigurisë Publike, DVP Shkodër, dhe DRKM, si dhe banorë të njësisë administrative Dajç.

Ndërsa u shprehën ngushëllimet për familjen dhe të afërmit.

Reagimi:

Sot, pas tre ditësh përfundoi operacioni i kërkimit të shtetasve që u mbytën në lumin Buna.

Nën drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u angazhuan 96 forca operacionale dhe 13 mjete nga strukturat vendore dhe qendrore, përfshirë Forcat e Armatosura, Forcat Renea, Njësinë e Sigurisë Publike, DVP Shkodër, dhe DRKM, si dhe banorë të njësisë administrative Dajç.

Drejtori i qendrës së Mbrojtjes Rajonale për Veriun, Z. Besnik Hysaj, ndoqi me kujdes operacionin në terren duke kordinuar strukturat referuar ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”.

Në këtë moment të dhimbshëm, shprehim ngushëllimet tona më të ndjera për familjen dhe të afërmit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura