“Femër e denigruar! E pështirë”- Erjola Doçi përplaset me Egla Cenon, aktorja: Kujdes! Mos m’u afro se të vjen era e gojës

May 7, 2024 | 14:10
SHPËRNDAJE

Moderatorja Erjola Doçi mëngjesin e sotëm është përfshirë në një debat me Egla Cenon, pasi kjo e fundit është “tallur” me zërin e saj teksa ajo po kërcente dhe këndonte në shtëpinë e “BBV”.

Prezantuesja iu është afruar duke i kërkuar që mos t’ia imitojë zërin, por Egla Ceno iu është përgjigjur: “Kujdes zemër, mos mu afro se të vjen era e gojës”.

“Do të dalin hemoridet”, u shpreh aktorja, teksa Erjola i tha: “Bullizuese e ndyrë. Merresh me kavilje femrash, shtiresh sikur sëmuresh. Ti je në copë asgjëje në këtë shtëpi. Ke denigruar imazhin tënd. Femër e pështirë.”

Mes debatit ka ndërhyrë Romeo Veshaj duke i kërkuar Erjolës që të qetësohej.

Debati:

Erjola: A ka mundësi mos të ma shëmtosh ditën dhe të mos ma emitosh zërin

Egla: Kujdes zemër, mos mu afro se të vjen era e gojës

Erjola: Të më vish anash

Egla: Do të dalin hemoridet

Erjola: Ti ke lajthitur, të bën shumë keq izolimi

Erjola: Femër e denigruar

Egla: Nuk të degjeneroj Erjola

Erjola: Bullizuese e ndyrë. Merresh me kavilje femrash, shtiresh sikur sëmuresh. Ti je në copë asgjëje në këtë shtëpi. Ke denigruar imazhin tënd

Egla: Mos u sforco

Erjola: S’pimë dot një kafe moj femër bullizuese e pështirë

Egla: Kujdes hemoroidet shpirti

Erjola: O bullizuese e pështirë

Egla: Po të dalin hemoroidet, mos u sforco

Romeo: Qetësohu ti moj

Erjola: Çfarë të qetësohem? 100 herë duke na injoruar.  Na lodhin more Romeo, nuk pimë dot një kafe rahat. Nuk dal nga vetja Egla Ceno këtu më ke, ha bananen dhe mbyll gojën. Merri valixhet dhe  ik që këtu, si grua ke rënë shumë poshtë në këtë shtëpi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura