Ilir Meta viziton familjen Hajdari: Shembulli i Azemit frymëzon më shumë se kurrë për guxim dhe ndryshim

Sep 12, 2022 | 20:47
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vizituar mbrëmjen e sotme familjen Hajdari në 24-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.

306598811_634197598075479_310321446735250057_n

Meta shprehet se shembulli i tij frymëzon sot më shumë se kurrë për guxim dhe ndryshim.

“Kënaqësi të vizitoja sot familjen e dashur Hajdari për të kujtuar Liderin e Lëvizjes Studentore dhe të Dhjetorit ’90, Azem Hajdarin.

Shembulli i tij frymëzon më shumë se kurrë për Guxim dhe Ndryshim”, shkruan Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura