“Ilir Meta ka shpallur kandidaturën që të shpëtojë Vlorën”/ Rama: Po qëndroi me Leskon, për 10 ditë do dekorojë edhe…

Apr 10, 2021 | 17:20
SHPËRNDAJE

Në vazhdim të takimeve elektorale, kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë, ku nuk la pa ironizuar opozitën dhe Presidentin Ilir Meta.

Teksa kërkoi votën për Partinë Socialiste, Rama sulmoi Presidentin Meta, duke thënë se “ka shpallur kandidaturën për të shpëtuar Vlorën.”

Kryeministri Edi Rama theksoi se nuk do të jetë çudi që një ditë të dekorojë Ismail Qemalin dhe Skënderbeun.

“Iliri ka shpallur kandidaturën që të shpëtojë Vlorën, E kuptoni ju tani. E dinë mirë ata demokratët se ca ndodh kur vjen LSI ti shpëtoje ata. I mjel, ua bën cicat e lopës copë dhe përfundon PD nga lopë në lepur, në lepur i lodhur që nuk mbahet dot në këmbë.

Një president që vjen vërdallë dhe i jep dekorata heronjve të popullit. I njëjti njeri që jep dekoratë një masazhatori i jep një dekoratë edhe heroi.

Ata varrosen me nderimet më të mëdha dhe janë heronj të një popullit. Po qëndroi me Leskon ky edhe nja 10 ditë do dekorojë Ismail Qemalin. Mos u çudisni. Dhe sic janë do nisen të dekorojnë Skënderbeun. Se Skënderbeun nuk e dekorojnë dot pa praninë e Saliut.

Këta njerëz janë njësoj si të gjithë personazhet tragjikomik. I pati ca i bënë aeroportit të Tiranës. Këta ja bënë. E thonë dhe vetë.

Sot pashë një xhagajdur tjetër, revoltë e policëve të burgjeve. Të njëjtat lojëra, të njëjtat rrugë. Si mund të bëhet Vlora pre e të njëjtëve, me të njëjtat muhabete. Janë të njëjtët”, tha ndër të tjera Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura