Ilda Bejleri provokon me format seksi nga Mykonos, komentuesit i kujtojnë kritikat e Muç Nanos

Sep 22, 2018 | 11:09
SHPËRNDAJE

Pushimet nuk kanë mbaruar ende për gazetaren e sportit, Ilda Bejleri. Kësaj here ajo ndodhet në Mykonos, që konsiderohet si një ndër ishujt më të bukur të Greqisë.

Në një foto të postuar në “Instagram” ajo shfaqet shumë seksi me bikini, por për t’u dukur më e gjatë, Ilda shfaqej e ngritur në majë të gishtave, një detaj që ia kanë vënë re ndjekësit me komentet e tyre.

E përveç komenteve ku evidentojnë format, sipas tyre, “të kolme”, apo ngjyrën çokollatë që ka marrë gjatë qëndrimit në plazh, ka prej tyre që i kanë kujtuar një situatë aspak të këndshme për të gjatë sezonit të kaluar televiziv.

ilda

“Kujdes me zhveshje, se Muçi është gati për kritikën e radhës!”, i shkruante një komentues. Për t’u përforcuar nga një tjetër ndjekës i shkruante: “Vishu, se po të pa Muç Nano, ta bëri gropën!”.

Kujtojmë që në muajin mars u hap një debat i zhurmshëm në televizionet shqiptare, nisur nga një mono log i moderatorit të emisionit “Provokacija” në ABC News, Mustafa Nano.

Në monologun e tij, ai shigjetoi fenomenin e zhveshjes në ekran, duke marrë si shembuj dy moderatoret e “Supersport”, Bora Zemanin dhe Ilda Bejlerin. Nano kritikoi veshjen e shkurtër të Bora Zemanit, të cilën e krahasonte me sekuenca nga filmi “Basic Instinct” i Sharon Stone.

ilda-1

Ai përmendi dhe Ilda Bejlerin, fustani i së cilës, sipas tij, ishte aq i shkurtër dhe i ngjitur pas trupit, saqë dukej si këmishë nate e futur në mish.

ILDAA1

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/ilda-bejleri-provokon-me-format-seksi-nga-mykonos-komentuesit-i-kujtojne-kritikat-e-muc-nanos/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura