Identifikohet shqiptari i ekzekutuar në mënyrë të dyshimtë në Itali, dëshmia e mikut të tij

Sep 19, 2017 | 13:27
SHPËRNDAJE

Identifikohet shqiptari i vrarë disa dite me pare jashte nje lokali nate ne Monza te Italise.

Ai quhet Ilir Berisha 24-vjeç, i cili vdiq në Spitalin e Desio nga plaget e marra me arme zjarri.

I riu u dërgua ne spital nga nje bashkeatdhetar i tij.

Desio-escrementi-di-topo-e-blatte-in-cucina-scandalo-igiene-in-ospedale-58564a91286041

Dëshmia e shqiptarit tjetër

Sipas rrëfimit të mikut të tij, sulmi ndodhi kur ata ishin brenda në makinë, pranë një klubi nate në Brianza pranë Milan-Meda.

“Ata na trembën disa herë, derisa u detyruam të ndalonim makinën, pastaj një person shkrepi armën mbi Ilirin nga makina tjetër”, tha djali tjetër shqiptar.

Dyshimet mbi motivin dhe arrestimi i autorit

Sipas mediave italiane, autori i dyshuar është vënë në pranga në Courmayeur në tentativë për t’u larguar nga Italia për në Francë. Ai është një bashkatdhetar i shqiptarit të vrarë, 23-vjeçar, me vendbanim në Seregno.

Gjithçka mësohet se ka ndodhur për shkak të kontrollit të territoreve të prostitucionit. Dy shqiptarët, Ilir Berisha 24 vjeç dhe autori i dyshuar, kishin lënë takim në Desio, Monza, që të sqaroheshin.

Policia italiane është vënë në kërkim të bashkëpunëtorit të vrasësit, pasi ai ka qenë i shoqëruar edhe nga një person tjetër në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Arma e krimit sipas mediave italiane nuk u gjet, vrasësi e hodhi atë në Seveso.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura