I zunë pritë poshtë shtëpisë dhe e plagosën rëndë, çfarë ndodhi mes dy të rinjve në Bilisht

Jul 22, 2018 | 11:54
SHPËRNDAJE

Dhorjela Çule/ Nje i ri nga Bilishti ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e së shtunës. Emiljano Muçi 25 vjeç, është plagosur me thikë në afërsi të banesës së tij pas një konflikti të çastit në një lokal. Ngjarja ka ndodhur pasi i riu është larguar nga lokali ndërsa i është zënë pritë nga autori.

b0055aab-52f5-421b-b3b0-149

Ngjarja ka nisur në një lokal në qytetin e Bilishtit ku dy të rinj janë grindur mes tyre për motive banale. Sipas të dhënave konflikti ka nisur verbalisht mes dy të rinjve ndërkohe që 25 vjeçari Emiljano Muçi, është përpjekur të shmanget nga ky sherr. Mësohet se i riu pasi është grindur me një person tjetër ka dalë nga lokali dhe ka mare motorin e tij ndërsa është nisur drejt banesës.

Sapo është afruar tek pallati ku jetonte, të riut i është zënë pritë nga personi me të cilin ishte konfliktuar. Grindja ka vazhduar përsëri dhe Muçi është goditur me thikë duke mbetur i plagosur rëndë ndërsa nuk dihet ende nëse në grindjen mes te rinjve janë përfshire edhe persona të tjerë. Policia sakaq ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura