I zbuluan “sekretin” e fitores, Xhensila Pere shpërthen ashpër dhe i ofendon

Dec 20, 2017 | 12:36
SHPËRNDAJE

Duket se tashmë nuk ka më dyshime për fituesin e “Dance With Me”, edhe pse nata finale nuk është transmetuar ende.

68868-640-0-5a3996d2756fd

Që prej ditës së premte të datës 15 dhjetor, u përfol se nata finale e këtij spektakli ishte zhvilluar dhe se fitues kishin dalë Xhensila dhe Trimi, ndërkohë që pritej që çdo gjë të transmetohej ditën e hënë. Por ndërsa të gjithë priten që të startonte në fillim të javës, Alketa njoftoi se nata finale ishte shtyrë në datën 25 dhjetor, për shkak të zhvillimeve politike të po kësaj dite.68871-640-0-5a3996d279fa6

Mirëpo vazhduan të publikoheshin foto dhe mesazhe se çdo gjë kishte ndodhur dhe se nuk kishte më surpriza për datën 25 pasi fituesit ishin shpallur.

Së fundmi ka qenë Linda Rei ajo e cila ka postuar një foto nga spektakli dhe ka shkruar me ironi “prisni finalen për të zbuluar fituesin”.

Por më në fund Xhensila Pere ka reaguar për të gjitha këto, duke shkruar:

“Njerëz të papunë, qenie hibride pa identitet që vdesin për vëmendje edhe pse analfabetë”.68905-640-0-5a3a3afd27843_1513768371-6953808

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura