I vranë burrin para 3 vitesh, rrëfehet gruaja e dhunuar: Autori m’u hodh sipër e më zuri frymën, kam frikë se në fshat…

Sep 19, 2020 | 12:24
SHPËRNDAJE

Momente tmerri ka jetuar ne mes te nates gruaja e moshuar qe u dhunua ne banesen e saj, nga nje person.Dhunohet Pina Qamo-gjirokaster-ngjarja11

Ajo ka treguar se ka qene ora 11:00 e nates kur ne shtepi iu fut dikush, qe ajo thote se nuk e njihte, dhe me pas nisi ta dhunonte me grushte ne koke dhe ne pjese te trupit.

“Ishte ora 11 e natës, kur një person u fut në shtëpinë time. Nisi të më godasë në kokë me grushta e në trup. M’u hodh sipër e më zuri frymën. Nuk e njoh personin, por arrita të dalloj që ishte një burrë, i veshur me rroba të ashpra”- tregon mes dhimbjes ajo.

Me tej, ajo shton, se i ka thene qe nuk ka asgje per t’i dhene, pasi ne banese ai nuk kishte se cfare te vidhte.

Por, ai nuk i kishte kerkuar asgje.

“I thashë qe “nuk ka asgjë për të vjedhur”. Nuk më kërkoi gjë. Po bërtisja dhe thirra një fqinj. Autori u largua dhe nuk mori asgjë”, thote gruaja e moshuar.

Ajo u dergua ne spital, per shkak te plageve qe ka marre si pasoje e dhunes.

Gruaja tregon se eshte e frikesuar, pasi në fshat është në hasmëri sepse 3 vite me pare i kane vrare burrin.

“Jam e frikësuar se më kanë vrarë dhe burrin para 3 vitesh në fshat, jam me hasmëri”, tha e moshuara.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura