Antony Blinken mbërrin në Arabinë Saudite, priten takime me homologët e tij në Lindjen e Mesme. Bisedime mbi rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës

Apr 29, 2024 | 10:55
SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Arabinë Saudite teksa nisi një turne në Lindjen e Mesme për të diskutuar çështje, përfshirë qeverisjen e Gazës pas luftës.

blinken ne arabine saudite

Në Riad, Blinken pritet të takohet me udhëheqës të lartë sauditë dhe të mbajë një takim më të gjerë me homologët e tij nga Katari, Egjipti, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jordania.

Ai tha se SHBA ka parë “përparim të matshëm” në situatën humanitare në Gaza gjatë javëve të fundit, por i kërkoi Izraelit të bëjë më shumë.

Duke folur në Riad, Blinken shtoi se mënyra më efektive për të lehtësuar krizën humanitare në Gaza është arritja e një armëpushimi.

Diplomati i lartë amerikan do të shkojë në Izrael në fund të kësaj jave, ku do të bëjë presion ndaj Benjamin Netanyahut për hapa konkretë për të përmirësuar situatën humanitare në enklavë, raporton Sky News.

Ai gjithashtu pritet të bashkojë vendet arabe me shtetet evropiane për të diskutuar se si Evropa mund të ndihmojë një përpjekje rindërtimi në territorin, i cili është shkatërruar në një bombardim 6-mujor izraelit.

Një grup kombesh evropiane, përfshirë Norvegjinë, planifikojnë të njohin shtetësinë palestineze në lidhje me prezantimin e një plani paqeje të mbështetur nga shteti arab në OKB.

“Ne mund të shohim se duke bashkuar forcat mund ta bëjmë këtë më kuptimplotë,” tha për Reuters ministri i jashtëm norvegjez Espen Barth Eide në margjinat e një takimi të Forumit Ekonomik Botëror në Riad.

“Ne me të vërtetë duam të njohim shtetin palestinez, por e dimë se kjo është diçka që ju e bëni një herë.”

Kush mund ta qeverisë Gazën?

Bisedat mbi rindërtimin dhe qeverisjen e Gazës kanë vazhduar për muaj të tërë me një plan të qartë që ende nuk është shfaqur.

Ndërsa SHBA mbështet objektivin e deklaruar të Izraelit për të çrrënjosur Hamasin, Uashingtoni nuk dëshiron që Izraeli të ripushtojë rripin.

Në vend të kësaj, ajo ka parë një strukturë që përfshin një Autoritet Palestinez të reformuar me mbështetjen e shteteve arabe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura