I shpëtoi mrekullisht aksidentit të frikshëm, përkeqësohet gjendja e 11-vjeçarit. E nisin me urgjencë në…

Nov 16, 2019 | 11:41
SHPËRNDAJE
Foto ilustruese
Foto ilustruese

I shpëtoi mrekullisht aksidentit të frikshëm një ditë më parë, por gjendja e vogëlushit paraqitet kritike.

Mediat lokale bëjnë me dije se 11-vjeçari i cili u përplas nga një makinë teksa ecte me bicikletë dhe më pas përfundoi mbi një tjetër mjet të parkuar anës rrugës, ndodhet në kushte të rënduara.

Për këtë arsye, mjekët e spitalit të Fierit e kanë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Pas perkeqesimit te gjëndjes se tij shendetesore eshte nisur per ne spitalin e Traumës per mjekim te specializuar.

Informacioni paraprak qe dha Policia dje:

Sot rreth orës 11:45, në  fshati Suk 1, Roskovec, mjeti tip “Iveko”, me drejtues shtetasin A.M ,ka aksidentuar shtetasin e mitur me iniciale E.V. 11 vjeç, banues në Roskovec, i cili po udhëtonte me biçikletë dhe më pas ka goditur një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

Shtetasi E.V, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier shtetasi A.M dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura