Ekzekutimi i Briken Sanajt tek “Kodra e Diellit”, atentatori kapet në Gjermani rreth 1 vit e gjysmë pas krimit! Dinamika e ngjarjes, nga blerja e makinave te vrasja

Apr 17, 2024 | 10:23
SHPËRNDAJE

Është arrestuar në Gjermani një nga autorët e dyshuar të vrasjes së Briken Sanajt në 3 dhjetor 2022 brenda rezidencës së tij tek Kodra e Diellit.

briken sanajjjjj

41-vjeçari me dy emra Vladimir (Valmir) Kola mësohet se është lokalizuar në qytetin Gelsenkirchen dhe u vendos në pranga më qëllim ekstradimin në Shqipëri.

“Më datë 30.10.2022, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, shtetasi V.(V.) K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin B. S”, raportojnë uniformat blu.

Vladimir Kola ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës më 23 nëntor 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe homologëve gjermanë, finalizohet operacioni policor i koduar “Versus”.

I akuzuar për vrasje me paramendim, në vitin 2022, kapet në Gjermani, pas shkëmbimit të informacionit mes palëve, dhe arrestohet me qëllim ekstradimi në Shqipëri, 41-vjeçari.

Në vijim të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga DVP Tiranë dhe shkëmbimin e tyre në kohë reale, mes Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i përbashkët, i koduar “Versus”.

Në kuadër të këtij operacioni, është lokalizuar në qytetin Gelsenkirchen, Gjermani, dhe është arrestuar më qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi shqiptar V.(V.) K., 41 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Tiranës, me vendimin e datë 23.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më datë 30.10.2022, në zonën e quajtur “Kodra e Diellit”, shtetasi V.(V.) K., në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin B. S. Vijon puna për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Shqipëri.

Ekzekutimi i Briken Sanajt

Një muaj pas vrasjes së Briken Sanajt në zonën e “Kodrës së Diellit” në Tiranë, Policia e kryeqytetit ka zbardhur ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim autorin dhe bashkëpunëtorët.

Operacioni “SHADOW”, ka zbuluar se autor i ngjarjes është shtetasi Vladimir (Valmir) Kola, banues në Shëngjin, ndërsa bashkëpunëtorë të tij janë dy shtetas nga Peja, përkatësisht Gjelosh Krasniqi dhe Kened Antoni. Lidhur me këtë ngjarje, kohë më parë u shpall në kërkim dhe Agustin Kola, vëllai i autorit. Ata dyshohet se janë jashtë vendit.

“Për autorin e dyshuar dhe 2 shtetasit e tjerë, bazuar në provat e siguruara nga strukturat hetimore të DVP Tiranë, të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Prokurorisë së rrethit Tiranë, Gjykata ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë. Po bashkëpunohet ngushtësisht me policitë homologe, të Kosovës dhe të Malit të Zi, për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Nga strukturat e Sektorit të Hetimeve të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në DVP Tiranë dhe ato të Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 30.11.2022, u finalizua operacioni policor ‘SHADOW’, si rezultat i të cilit u bë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 30.10.2022, në vendin e quajtur ‘Kodra e Diellit’, Tiranë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi B. S., 39 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.

Policia e Tiranës, pas një pune profesionale disajavore, duke shfrytëzuar të dhënat e inteligjencës policore, falë përdorimit të metodave speciale të hetimit, administrimit dhe vlerësimit në kohë të provave ligjore, bashkëpunimit dhe shkëmbimit në kohe reale të informacioneve me policitë partnere, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje kriminale”, sqaroi Policia e Tiranës.

SI U PËRGATIT ATENTATI

Pas hetimit të vazhdueshëm përgjatë 30 ditëve, Policia e Tiranës sqaron se shtetasi nga Peja, Kened Antoni, i ka shitur automjetin pejanit tjetër të akuzuar, Gjelosh Krasniqi. Më pas, automjeti ka hyrë në territorin e Shqipërisë.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në funksion të procedimit penal të vitit 2022, ka rezultuar se shtetasi kosovar Kened Antoni i ka shitur automjetin shtetasit tjetër kosovar Gjelosh Krasniqi, më datë 24.10.2022, dhe po në këtë datë, këta shtetas e kanë futur këtë automjet në territorin e Shqipërisë dhe ia kanë vënë atë në dispozicion shtetasit Vladimir (Valmir) Kola, i cili e ka përdorur automjetin për realizimin e vrasjes së shtetasit Briken Sanaj. Pas ngjarjes, autori i dyshuar e ka djegur automjetin, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, së bashku me armën e krimit”, bën me dije Policia.

Në të njëjtën kohë, autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, janë shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar dhe në bashkëpunim me policitë homologe, po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre. Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar 4 automjete të përdorura nga autori i dyshuar, para dhe pas ngjarjes, 10 aparate celulare, si dhe pamje filmike që i shërbejnë hetimit.

Sana u ekzekutua me tre plumba kallashnikovi fare pranë banesës së tij në lagjen “Kodra e Diellit” në kryeqytet. Autori e priti derisa ai po kthehej nga një gëzim familjar në qytetin e Lezhës. Ai paraqitej në rezistencë me emrin e kushëririt të tij, i cili u martua po atë ditë. Briken Sanaj, që në vogëli njihej me emrin Skerdilajd, ishte kthyer nga Italia kohët e fundit. Vëllai i viktimës, Antonio alias Renato Sanaj, plagosi 10 vite më parë Gentian Kolën, i cili prej asaj kohe mbeti invalid. Dy familjet në Lezhë u futën në gjak dhe tentativat për pajtim ishin të pasuksesshme.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura