I riu u shua në aksidentin tragjik/ Fjalët e ndjera të pronarit të restorantit ku punonte: Një djalë i rrallë, i besoja verbërisht

Aug 16, 2018 | 22:31
SHPËRNDAJE

Gersi Ura ishte një djalë me cilësi të rralla…

Kështu e kujton 22-vjeçarin i cili humbi jetën në një aksident në Fano të Italisë këtë mëngjes, pronari i restorantit ku punonte shqiptari.

GERSI URA

Filippo Ravagli, zotëruesi i “Taverna dei Pescatori”, restorant i njohur në zonën Lido, shprehet për median lokale “viverefano”: “Gersi punonte këtu prej 3 vitesh, Po rritej në botën e restoranteve, veçanërisht në shërbimin në sallë. Ishte një kamarier i shkëlqyer. Dinte ta menaxhonte vetë punën. Në gjithë këto vite kam gjetur pak persona me karizmën dhe karakterin e duhur për të menaxhuar edhe 80 apo 100 klientë përnjëherësh. I besoja verbërisht, aq sa i dhashë çelësat e restorantit. Ishte një djalë i mirë, shumë i mirë. Dhe i dobishëm. Unë dhe ai, mjaftonte një shikim, nuk kishim nevojë të flisnim për tu kuptuar. E kuptonte menjëherë çfarë duhej bërë dhe çfarë donin njerëzit. Në këtë punë cilësi të caktuara janë shumë të rëndësishme. E sheh? Tashmë është ora 18, dhe ai do të kishte filluar punë. Tanimë duhet të ecim përpara”.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura