FOTO-EMRI/ Babai i një vajze 2 vjeçe, kush është shqiptari që humbi jetën në aksidentin tragjik

Aug 16, 2018 | 18:39
SHPËRNDAJE

Personi që shihni në fotografi është Gersi Ura, 22-vjeçari shqiptar i cili mbeti i vdekur në një aksident tragjik mëngjesin e kësaj të enjte në Fano të Italisë. Fotografia publikohet nga mediat lokale, që raportojnë se Gersi ishte i fejuar dhe kishte një vajzë 2-vjeçare.

GERSI URA

Ishte pikërisht familja destinacioni i tij, kur ndodhi aksidenti që i mori jetën.

Gersi, i cili punonte si kamarier kishte shërbyer deri vonë në lokalin “Taverna dei Pescatori” në Fano, në zonën e Lidos. Pasi la punën aty, raportohet se kishte kaluar një copë kohë me miqtë e më pas ishte nisur drejt banesës ku jetonte, në zonën Torno.

gersi ura

Disa dëshmitarë thonë se e panë të riut të rrëzohej nga skuteri duke u përplasur dhunshëm me mbrojtëset metalike të rrugës e më pas në një kanal anë rruge. Aksidenti ndodhi rreth orës 6:30.

FANO (PESARO URBINO), 16 AGO - Con scooter si schianta contro guard-rail, muore pap?? 21enne.

Në vendngjarje shkuan epitet e emergjencës, por përplasja rezultoi fatale për Gersin, dhe atyre s’iu mbeti gjë tjetër, veçse të konstatonin vdekjen e shqiptarit. Mbetet ende mister shkaku se pse i riu humbi kontrollin e skuterit.

***

Punoi deri në 02:00 pas mesnate, shqiptari 22 vjeçar vdes në aksident

Humb jetën në një aksident me motor një shqiptar 22 vjecar në Itali. Mediat e huaja raportojnë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fano, afër Ankonas.

motori

Shqiptari, emri i të cilët nuk bëhet i ditur, po kthehej me motor, pasi kishte punuar deri në 2 pas mesnate në restorantin ku shërbente si kamarier.

aksident

I riu ka lënë pas të fejuarën dhe një vajzë 2 vjecare. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura