I riu humb kontrollin e mjetit dhe përplas “Benzin”, lëndohet 60-vjeçari

Mar 28, 2024 | 17:18
SHPËRNDAJE

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme (28 mars) në fshatin Marinëz, Fier.

Fierr

Një 24-vjeçar ka humbur  kontrollin e automjetit të tij tip “Benz” duke përplasur një automjet tjetër, me drejtues një 60-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar lehtë 60-vjeçari, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

 

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në fshatin Marinëz, Fier, në rrugën dytësore, shtetasi K. D., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka goditur automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. G., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e goditjes është dëmtuar lehtë shtetasi N. G., i cili ndodhet në spital,në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura