I publikojnë papritur albumin në internet, mes lotësh Dua Lipa njofton vendimin: Nuk jam e sigurt nëse po bëj gjënë e duhur

Mar 24, 2020 | 10:22
SHPËRNDAJE

Dua Lipa po përgatitej për të sjellë albumin e saj të ri. Por një ngjarje e pakëndshme i ndodhi.

Albumi i saj u publikua në internet para kohe, gjë që e bëri këngëtaren të shpërthejë në lot.

Gjithashtu Dua Lipa njoftoi se ka ndryshuar datën kur do sjellë “Future Nostalgia”.

“Albumi do dalë një javë më herët më 27 mars”- tha këngëtarja në Instagram, ndërsa qante.

Fituesja e Brit Award u shpreh se nuk e dinte nëse ishte koha e duhur për të sjellë “Future Nostalgia” ndërsa bota është përfshirë nga paniku i përhapjes së koronavirusit.

“Po mendoja nëse është gjëja e duhur për tu bërë sepse në këtë periudhë shumë njerëz po vuajnë,”- shtoi Dua. “Nuk jam e sigurt nëse po bëj gjënë e duhur por mendoj se gjëja për të cilën kemi më shumë nevojë tani është muzika. Shpresoj që t’ju bëjë të buzëqeshni dhe shpresoj t’ju bëjë të kërceni dhe shpresoj t’ju bëjë krenarë.”

Dua gjithashtu njoftoi shtyrjen e turneut në botë mes pandemisë së koronavirusit.

Ajo shtoi se datat e reja në Britani dhe vendet e tjera të Evropës do publikohen të martën.

Future Nostalgia është vazhdimi i albumit debutues të vetë-titulluar të Dua Lipës, i cili fitoi dy Brit Awards dhe Grammy.

Albumi i shumëpritur i këngëtares, papritur u publikua i plotë në internet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura