I plotë kundër gjermanëve, Real Madridi kërkon finalen e Championsit

May 8, 2024 | 10:19
SHPËRNDAJE

Në momentin më të rëndësishëm të Ligës së Kampioneve, atëherë kur të gjithë duhen “nën armë”, Ançeloti ka fatin që të ketë një skuadër të plotë para takimit të kthimit kundër Bajernit.

reali

Me përjashtim të David Alabasë që e ka mbyllur sezonin si pasojë e dëmtimit në gju, e gjithë pjesa tjetër e ekipit është gati për takimin e sotëm. Orelië Tçuameni dhe Xhud Bellingam, të cilët ishin të vetmit që kishin shfaqur shqetësime të ndryshme janë riaftësuar plotësisht dhe janë në shërbim të Ançelotit.

Sipas të gjitha gjasave, të dy lojtarët pritet të jetë titullarë në këtë takim, me francezin në qendër të mbrojtjes në krah të Rydigerit dhe Bellingam në pozicionin e tij të zakonshëm, si maja e rombit në një mesfushë me 4.

gfhh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura