“I paaftë të lërë gjurmë te Shqipëria, gati ta shkarkojnë”, Panuçin e kryqëzojnë edhe në Itali

Nov 19, 2018 | 17:15
SHPËRNDAJE

Humbja e Shqipërisë ndaj Skocisë në stadiumin “Loro Boriçi” duket se ka bërë shumë bujë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Përgjegjësia kryesore e këtij rezultati katastrofal sigurisht që bie mbi Panuçin dhe në Itali është “ITASportPress.it” që ka bërë një artikull mbi këtë humbje.

kristian panuci

Media italiane i referohet faktit të rezultateve të Kombëtares së Shqipërisë nën drejtimin e Panuçin.

“Aventura e ish-lojtarit të Romës te Shqipëria ka fiiluar në mënyrën më të mirë në shtator të një vitit më parë me fitoren 2 me 0 ndaj Lihteshtajnit, në një ndeshje të vlefshme për kualifkueset e Rusi 2018. Që atëherë e deri më sot Shqipëria ka vetëm dy ndeshje fitore (një miqësore me Turqinë 3-2 dhe 1-0 ndaj Izraelit për Ligën e Kombeve dy barazime dhe plot 8 humbje. Në katër ndeshjet e fundit skuadra e Panuçit nuk ka gjetur rrugën e rrjetës, ndërkohë që ka pranuar 8 gola. Shkurtimisht, numrat “gozhdojnë” italianin që nuk ka lënë një gjurmë të mirë përtej Adriatikut” – shkruhet në artikullin e medias italiane.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura