“I kërkuat korridoreve 10 vota”- Lista Serbe përplaset me Vjosa Osmanin për postin e kryetares së Kuvendit

Jul 9, 2020 | 16:31
SHPËRNDAJE

Vjosa Osmani dhe Goran Simiç nga Lista Serbe janë përplasur në seancën e legjislativit lidhur me çeshtjen per zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit. Deputeti nga radhët e partisë që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë, ka akuzuar të parën e Kuvendit se në atë pozitë ka sjkuar me votat e Listës Serbe.

pjimage - 2020-07-09T162906.884

Madje, Simiç akuzoi Osmanin se ka ndjekur korridoreve të Kuvendit deputetët serbë për të siguruar votat.

“Dua t’ju përkujtoj zonja kryetare se kur sulmoni në këtë mënyrë deputetët dhe ministrat e Listës Serbe, se në pozitën në të cilën jeni tash keni ardhur duke iu falënderuar veçmas votave të Listës Serbe. Po ua përkujtoj se në korridoret e kësaj ndërtese keni vrapuar që të siguroni dhjetë vota për zgjedhjen tuaj dhe atëherë nuk ishte në pyetje as politika e Listës Serbe dhe as veprimet e saj. Përnjëherë kjo ndryshoi dhe këtë ju mund ta shpjegoni”, tha Simiq.

Ai ka mohuar pohimet se zëvendëskryeministrit, Goran Rakiç ka vepruar në kundërshtim me ligjet e Kosovës për shpalljen e gjendjes së karantinës në veri, duke vepruar kështu në pajtim me urdhrat e Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandar Vuçiç.

Simiç është shprehur kundër projekt-rezolutës së propozuar nga kryetarja Osmani, duke thënë se ajo është e papranueshme dhe shkelet e drejta e deputetëve të Listës Serbe për të vepruar në pajtim me interesat për qytetarët serb.

E pas kësaj reagoi kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani e cila i quajti gënjeshtra pohimet e Simiq se ajo ka kërkuar votën e Listës Serbe për t’u zgjidhur kryetare e Kuvendit.

“Unë kurrë në jetën time nuk e kam ndjekur askënd korridoreve për asnjë votë. Kjo është një gënjeshtër e madhe nga ana e juaj… Nëse kur më keni votuar, keni menduar se unë do të përkrah këdo që i bashkohet presidentit Vuçiç në beteja diplomatike e politike, e keni pasur gabim… Të gjithë e dinë se s’keni votuar për mua si person, por për themelimin e institucioneve”, tha Osmani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura