I gjetën llogarinë me 1 milion USD në Hungari, Vehbi Alimuça rrezikon 4 vjet burg

Mar 7, 2016 | 13:51
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot dënimin me 6 vjet burgim për administratorin e firmës piramidale “Vefa”, Vehbi Alimuçaj, i akuzuar për “Pastrim të produkteve të veprës penale…”.

alimucaPas seancave të zhvilluara në ngarkim të tij, sipas gjykimit me procedurë të shkurtuar, organi i akuzës kërkoi nga gjykata ta denoje ate me 4 vjet burgim.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë pak muaj më parë dhe ka dënuar me 4 vjet burgim edhe djalin e tij, shtetasin Artan Alimuçaj.

Sipas dosjes hetimore, Alimuçaj, i cili ka qenë administrator i firmës piramidale “Vefa”, është dënuar për veprën penale të “Mashtrimit” për një numër shumë të madh personash, rezulton se ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë.

Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, shtetasi Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarë.

Prokuroria ka arritur në përfundimin se këto para kanë ardhur nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” i shtetasit Vehbi Alimuçaj deri në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura