I ftohti polar dhe temperatura nën zero, Veliaj apel qytetarëve: Për çdo emergjencë apo nëse shihni persona të pastrehë, telefoni 112

Jan 12, 2024 | 22:51
SHPËRNDAJE

Prej disa ditësh vendi ynë është i përfshirë nga  i ftohti polar, me temperaturat që sa vijnë dhe ulen, duke shkuar nën zero.

419062095_919114089583759_5703584043060311047_n

Në kushte të tilla, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka bërë apel qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe për  çdo emergjencë, apo nëse shohin persona të pastrehë në rrugë, të telefonojnë 112.

Postimi i plotë:

“Fundjava parashikohet me temperatura të ulëta❄️, nën zero. Ju lutem, tregoni kujdes?!

Për çdo emergjencë? apo nëse shihni persona të pastrehë a në nevojë, telefononi 112☎️ ose kontaktoni me Qendrat Sociale të Tiranës”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura