I akuzuar për pengmarrje dhe…33 vjeçari nga Burreli arrestohet në Suharekë

Jan 20, 2021 | 18:50
SHPËRNDAJE

Një 33 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestua nga policia e Kosovës në zonën e Suharekës.

interpol

Arrestimi erdhi pas shtetasi me iniciale S. L., banues në Burrel, akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi:

Vijon bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacionit me homologët dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për lokalizmin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës, Fast Albania dhe Fast Kosova është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i një personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.

Nga Njësia Speciale Fast Kosova, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe Fast Albania, u arrestua në Suharekë, Kosovë, shtetasi shqiptar S. L., 33 vjeç, banues në Burrel.

Për këtë shtetas, në datën 08.11.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Më datë 17.10.2019, Policia e Komisariatit Mat ka marrë informacion se në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, po ndodhte një konflikt mes disa personave. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur hetimet për verifikimin e rastit. Nga hetimet rezultoi se shtetasi S. L., në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se për shkak të një konflikti të hershëm, nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet, një shtetas, dhe më pas e ka dërguar në një banesë në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të Policisë së Matit u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës së zjarrit tip kallashnikov që ishte përdorur nga këta shtetas.

Interpol Tirana vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura