Horoskopi i datës 22 Nëntor 2017

Nov 22, 2017 | 0:54
SHPËRNDAJE

DASHI

Do të tregoheni të ashpër sot në vlerësimin e punës së të tjerëve. Yjet ju këshillojnë të tregoheni më të hapur me personat që ju rrethojnë.

DEMI

Do të ndjeni nevojën për të bashkëpunuar me një koleg i cili ka fituar besimin tuaj. Në aspektin afektiv do të vlerësoheni për sinqeritetin sidomos nëse jeni singëll.

BINJAKET

Do të ndiheni të tërhequr nga njohje të reja që mund të keni sot. Në ambientin e punës disa lajme pozitive do jua bëjnë ditën mjaft të bukur sot.

GAFORRJA

Gjatë ditës së sotme do të takoni dikë që ju ka zhgënjyer shumë por yjet ju këshillojnë të ruani qetësinë e të mos harxhoni energjitë tuaja. Në aspektin afektiv dita e sotme duket premtuese.

LUANI

Gjatë ditës së sotme do të keni shpresa të mira për të përmirësuar situatën në punën tuaj e për të rritur të ardhurat. Në aspektin afektiv do të keni një tërheqje mjaft të madhe ndaj partnerit.

VIRGJERESHA

Do të keni vështirësi në ambientin e punës por duhet ti përballoni me qetësi e durim. Në aspektin afektiv do të gjeni një mënyrë për të zgjuar interesin e personit që doni.

PESHORJA

Yjet ju këshillojnë të tregoheni më të mirëkuptueshëm me partnerin. Në ambientin e punës duhet të jeni më bindës në argumentet që jepni. Një këshillë: tregohuni të dashur me partnerin.

AKREPI

Gjatë ditës së sotme intuita do ju ndihmojë të merrni vendimet e duhura për të përmirësuar financat tuaja. Në aspektin afektiv mund të kaloni momente të qeta e të këndshme me partnerin.

 SHIGJETARI

Gjatë ditës së sotme do të tundoheni nga ideja për të organizuar një mbrëmje të veçantë dhe argëtuese me miqtë tuaj. Në ambientin e punës një ndryshim i vogël do të prishë rutinën e përditshme.

BRICJAPI

Më në fund të të përfundoni një projekt i cili do ju ofrojë siguri ekonomike për të ardhmen tuaj. Në dashuri një keqkuptim mund t’ju shkaktojë probleme, prandaj bëni mirë ta sqaroni.

UJORI

Një çështje personale do ju impenjojë duke mos pasur kohë të mendoni për gjëra praktike. Në ambientin e punës tregohuni të kujdesshëm me sjelljen tuaj.

PESHQIT

Do të jetë një ditë mjaft e ngarkuar në punë ku do të ndjeheni si të mbytur nga impenjimet e shumta. Në dashuri do të kaloni një mbrëmje të këndshme nën shoqërinë e partnerit tuaj.n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura