Horoskopi i datës 1 Qershor 2016

Jun 1, 2016 | 7:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Sot do afroheni me partnerin dhe do i zgjidhni disa probleme të vogla që keni pasur. Në aspektin financiar kënaquni me aq të ardhura sa keni, duke shpenzuar për gjërat që doni.

DEMI

Sot mund të flisni për gjithçka me partnerin tuaj, pasi ai do t’ju kuptojë mirë. Në aspektin financiar do keni probleme me të ardhurat, pasi nuk do dini si t’i menaxhoni.

BINJAKET

Shumë nga dëshirat tuaja do plotësohen sot. Partneri do tregojë kujdes dhe për detajet më të vogla. Në aspektin financiar duhet të shpenzoni me llogari.

GAFORRJA

Sot do përkujdeseni për partnerin tuaj. Ju mund të filloni të bëni plane për të ardhmen. Në aspektin financiar duhet të shpenzoni për gjërat që ju interesojnë më shumë.

LUANI

Ju duhet të bëni diçka ndryshe në raport me partnerin. Në këtë mënyrë do kaloni një ditë më interesante. Në aspektin financiar duhet të bëni kujdes me shpenzimet.

VIRGJERESHA

Sot do vendosni rregulla në raportin që keni me partnerin. Kjo do jetë diçka pozitive, që do sjell më shumë afrimitet me partnerin. Financave duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi.

PESHORJA

Nëse doni të bisedoni me partnerin për një çështje me rëndësi. Në aspektin financiar nuk duhet të bëni shpenzimet që keni menduar. Ju nuk keni shumë të ardhura.

AKREPI

Sot do jeni në dispozicion të partnerit, duke bërë gjithçka për t’u ndjer mirë ai. Aspekti financiar është i mirë, prandaj bëni ndonjë shpenzim.

SHIGJETARI

Sot duhet të jeni tolerant për një bisedë që do t’ju bëjë partneri. Në aspektin financiar nuk do keni shumë të ardhura. Prandaj duhet t’i menaxhoni mirë ato që keni.

BRICJAPI

Sot do jeni më të logjikshëm dhe do toleroni më shumë se më parë në raportin që keni me partnerin. Në aspektin financiar do merrni të ardhura të mira.

UJORI

Sot do keni një raport të këndshëm me partnerin. Bisedoni me të dhe për disa çështje që keni menduar, pasi mund të merrni përgjigjet që keni dashur.

PESHQIT

Sot do keni probleme me komunikimin. Partneri nuk do kuptojë gjithçka që ju do thoni. Në aspektin financiar mund të bëni investimet që  ju interesojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura