Historia e pabesueshme e Pjetër Pëllumbit, legjendës së atletikës në vitet ’80. S’e pranuan te Mjeshtëria, endërronte Pietro Menean dhe u bë Abebe Bekila i Shqipërisë

Oct 17, 2019 | 8:26
SHPËRNDAJE

Dashnor Kaloçi/ Kjo eshte historia e rrallë të Pjetër Pëllumbit, ish-rekordeminit dhe kampionit absolut të Shqipërisë në garën e Atletikës në vitet ’80-të i cili vinte nga një fshat i panjohur i Kurbinit dhe tentoi të konkuronte te Mjeshtëria Sportive në Tiranë, por nuk e pranuan dhe u detyrua që të vazhdonte Politeknikumin “7 Nëntori” ku dy pedagoëgt e njohur Ali Mema dhe Ismet Bellova, pikasën cilësitë e veçanta fizike të tij dhe e dërguan te ekipi i të rinjve “17 Nëntori”. Si arriti ai falë një vullneti të çeliktë dhe stërvitje të jashtëzakonëshme të bëhej rekordmen dhe kampion apsolut i Shqipërisë me ekipin “Partizani” ku qëndroi për më shumë se 15 vjet me rradhë si efektiv i atij Klubi me emrat më të mëdhej të sportit shqiptar…..

14

Atë mëngjez shtatori të vitit 1970-të teksa nxitonte me një valixhe në dorë që mezi e mbante për të kapur autobuzin e linjës për në Tiranë bashkë me djalin e tij të vetëm që po e sillte për ta regjistruar në Shkollën Teknike “7-Nëntori”, (apo siç njihej ndryshe asokohe nga tironsit si ”Polikumi”), Gjergj Pëllumbi, një burrë i urtë, ish-partizan dhe me profesion teknik ndertimesh nga fshatin Gurëz të Kurbinit, as që e kishte menduar kurrë, se atë ditë po sillte dhe kampionin dhe rekordmenin e ardhshëm të Shqipërisë në Atletikë në garën e Maratonës.

Pjetrin 14 vjeçar, s’e pranojnë as në konkurim te Mjshtëria…?!

Edhe pse Pjetri i vogël shquhej midis bashkëmoshtaravë të tij aty në shkollën 8-vjeçare të fshatit të tij në orën e Fizkulturës, e vetmja gjë që nuk do t’i shkonte ndërmënd kurrë Gjergj Pellumbit si prind, ishte ajo që djali mund të merrej me sport?! Kjo, pasi ai e kishte dërguar disa javë më parë, Pjetrin, për të konkuruar në Shkollën e Mjeshtërisë Sportive në Tiranë, ku as nuk e kishin pranuar fare në konkurs, gjë e cila tashmë ishte harruar dhe meraku i vetëm i tij ishte që: djalit t’i jepte një zanat aty në Shkollën Teknike të Tiranës.

Por duket se jo vetëm Gjergji kishte gabuar, por edhe komisjoni i pranimit në Shkollën e Mjeshtërisë Sportive në Tiranë që nuk e kishin pranuar as në konkurs djaloshin që vinte nga një fshat i Kurbinit, kishin gabuar “shënjestrën e tyre” dhe nuk kishin “goditur në shenjë”?!

6-8

Bellova dhe Ali Mema, zbuluan talentin e ardhshëm

Por atë që nuk e bënë dot gjithë ajo juri komisjoni me specialistët përkatës të konkursi i pranimit i “Mjeshtrisë Sportive” në Tiranë, do ta bënte një njeri tjetër i sportit, madje një legjendë e futbollit shqiptar me ekipin e “17 nëntori” i Tiranëës dhe atë të përfaqësues së Shqipërisë. Ai ishte Ali Mema, asokohe mësues i Edukimit Fizik në Shkollën Teknike të Tiranës, së bashku me kolegun e tij, një emër po ashtu i madh i botës së sportit në Shqipëri, madje nga më të njohurit, komentatori i madh dhe legjenda e mikrofonit, Ismet Bellova, i cili asokohe gjithashtu ishte mësues i Edukimit Fizik në Shkollën Teknike “7-Nëntori” të Tiranës?!

13-1

Pedagogeve Mema dhe Bellova, gjatë orës së Fizkluturës, u ra në sy menjeherë fiziku me të dhëna premtuese për një sportist të ardhshëm i djaloshit 14-vjeçar Pjetër Pëllumbi, të cilit edhe moskonkurimi ne shkollen e mjeshtrise sportive nuk e kishte dekurajuar aspak, kërkonte vetëm të vraponte, gjë që u ra në dy profesorëve të nderuar të cilët ishin mësuar me gjëra të tilla…?!

Me ekipin e të rinjëve te “17 Nëntori” i Tiranës, thyen rekordet

Lidhur me zbulimin e tij si talent me të dhëna premtuese në sportin e Atletikës nga dy profesorët e nderuar të Edukimit Fizik te Shkolla Teknike e Tiranës, vetë Pjetri kujton keshtu: “Profesor Aliu dhe Ismeti, më nxitën dhe më inkurajuan që unë ta vazhdoja sportin e vrapimeve duke më thënë se premtoja shumë dhe për këtë gjë që në ditët e para të shkollës ata u interesuan te shefi i sportit të Atletikës pranë Klubit “17 Nëntori”, Sokol Morina, i cili kishte biseduar me trainerët e moshave në këtë lloj sporti pranë atij klubi. Kështu një ditë kur nuk kishim shumë kohë që kishim filluar shkollën, më lajmëruan se më kërkonte trainer i të rinjëve të “17 nëntorit”, Lyftar Ryta që unë të paraqitesha pranë atij ekipi dhe të filloja menjeherë stërvitjen”.11-4

Kështu e kujton Pjetër Pëllumbi, atë periudhë kohe kur ai filloj për herë të parë stërvitjen me ekipin e të rinjve “17 Nëntori” i Tiranës dhe sebep për këtë gjë do të bëheshin dy mësuesit e tij të Edukimit Fizik, Ali Mema dhe Ismet Bellova. Dy personazhe nga më të njohurit e botës së sportit shqiptar, të cilët shënjuan dhe të ardhmen e djaloshit që vetëm pak vite më vonë do të bëhej një nga emrat më të mëdhenj të Atletikës shqiptare në garën e Maratonës, gjë të cilën edhe sot e kësaj dite, Pjetri nuk ua harron kurrë dhe u është atyre shumë mirënjohës për gjithçka bënë për të. Me ekipin e të rinjëve të Tiranës, nën drejtimin e trainerëve, Lutfi Ryta e me vone Shaban Lame dhe Hajri Aliaj, Pjetri u stërvit në garat e 1500 m., 3000 m. dhe 10.000, gara në të cilat ai do të konkuronte me shuë sukses duke arritur dhe thyer edhe rekordet kombëtare të moshave.

1-7

Stazhier në Fush-Krujë dhe nga Tirana shkon e vjen me vrap…

Pas mbarimit të shkollës së mesme te “POLIKUMI”, me rezultate të mira, Pjetër Pëllumbi u caktua që të bënte stazhin në qytezën e Fushë-Krujës pranë SMT-së (Stacioni i Makinave dhe Traktorëve”), pasi asokohe fshati Gurëz i Kurbinit ku banonte familja e Pjetrit, ishte nën juridiksionin e Krujës. Klubi Sportiv “17 Nëntori” asokohe kishte shumë e shumë sportistë me emër Shefi i atletikës së klubit sportiv “17 nëntori” Sokol Morina ndërhyri që Pjetri ta bënte stazhin sa më afër Tiranës. Ndërkaq vazhdonte më më ngulm stërvitjen me ekipin e tij, edhe pse i duhej që çdo ditë ta bante vajtje ardhje nga Tirana në Fushë-Krujë e anasjelltas.3-7

Po si mund ta ndiqte ai stërvitjen me ekipin e tij, kur i duhej që pas pune aty në SMT-në e Fushë-Krujës, të kthehej çdo ditë në Tiranë për të qenë në rresht me shokët e ekipit para trainerit?! Lidhur me këtë, Pjetri kujton: “Nuk kishte rrugë tjetër, ose do vazhdoja stërvitjen dhe të arrija qëllimin që i kisha vanë vetës për të pasur rezultate të larta, ose do mbetesha aty punëtor në SMT dhe më pas kush e di se ku do përfundoja…?! Pra, e vetmja rrugë që mund të më çonte diku ishte sporti dhe atë duhej ta vazhdoja me çdo kusht, edhe pse me punë isha larg Tiranës dhe ekipit ku stërvitesha. Dhe këtë gjë e zgjidha duke e bërë rrugën nga Fushë-Kruja në Tiranë me vrap, kuptohet jo gjithmonë, por në pjesën më të madhe të kohës dhe njerzit më shikonin me habi nga makinat e autobuzët ku ata udhëtonin mund të mendonin se isha me probleme…”, e kujton Pjetri jo pa humor atë kohë kur me një vullnet dhe kurajo të jashtëzakonëshme ai nuk hoqi dorë nga atletika edhe pse ishte me punë larg Tiranës.9-3

Ushtar në Laç të Kurbinit dhe vrapon deri në Krujë

Pas mbarimit të stazhit dy vjeçar në SMT-në e Fushë-Krujës, Pjetrit nuk iu dha e drejta e vazhdimit të shkollës së lartë as për në Institutin e Fiskulturës “Vojo Kushi” ku shkonin kryesisht sportistët që kishin rezultate premtuese, por as edhe në ndonjë shkollë tjetër që ai e kërkoi me ngulm?! Duket se ana biografike edhe mund të kishte ndikuar tek kjo gjë, ndonëse babaj i tij, Gjergj Pëllumbi, kishte qenë vetë partizan?! Nisur nga ky fakt, ashtu siç ishte rregulli, në vitin 1977 Pjetrin e thërritën që të kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak duke e caktuar në Laç të Kurbinit, në një repart tankesh ku ushtria ishte tre vjet. Lidhur me këtë, Pjetri kujton: “Që në ditët e para të ushtrisë aty në atë repart tankesh kërkova që të më lejonin të stërvitesha dhe pas shumë mundimesh ma aprovuan që unë të vazhdoja atë gjë. Kjo erdhi edhe pasi aty gjeta një grup shokësh të shkelqyer nga qyteti i Laçit dhe rrethi i Krujës, (në atë kohë shërbimi ushtarak bëhej në rrethin tend), ku shumë prej tyre i njihja që nga jeta civile dhe më respektonin e i respektoja shumë. Ata ngulën këmbë te komandantët që kishim se ishin gati që ta bënin edhe shërbimin tim, vetëm që mua mos të më pengonin të stërvitesha. I kujtoj me respekt ata shokë të mrekullueshëm si Ilir Sejdo, Paulin Gjini, Aqif Balliu, Pjetër Luli, Sali Musallari, Ndue Toma, Astrit Abeshi, etj etj, si dhe komandantët e komisarët e mij, si Kadri Subashi, Selim Këlliçi, Pajtim Tefa, etj. Ishin ata që më ndihmuan e inkurauan që unë të stërvitesha çdo ditë duke e bërë me vrap një rrugë kodrinore rrëzë fshtarave dhe qytezave nga Laçi në afërsi të Krujës, rrugë të cilën unë e përshkoja me vrap pothuaj çdo ditë”, kujton Pjetri atë periudhë kohe kur kryente shërbimin e detyrueshëm ushtarak.12-1

Në Klubin Sportiv “Partizani” si sportist dhe ushtarak

Aty në repartin e tankeve të Laçit, Pjetër Pëllumbi nuk qëndroi shumë, pasi për një sportist si ai me ato rezultate, kishin shumë nevojë ekipet e kryeqytetit dhe aq më shumë në disiplinën e Maratonës, ku atletët ishin jo në masë si në garat e tjera. Dhe kështu atë e kërkuan që të shkonte në Tiranë, pranë Klubit “Partizani”!  Lidhur me këtë, Pjetri kujton: “Pas disa muajsh që ndenja aty në repartin e Tankeve të Laçit, falë edhe rezultateve të larta që kisha në garën e Maratonës, me ndërhyrjen e Klubit Sportiv “Partizani” më tërhoqën dhe më sistemuan në atë klub ku asokohe grumbulloheshin sportistët më cilësore. Kështu tek ekipi “Partizani” unë u stervita nga Theodhos Duro, Sadik Demiraj, Besim Bekteshi e sidomos nga mjeshtri kampjon dhe ish-konkurrenti im, legjenda Ndrek Aliaj. Dhe gjatë gjithë asaj kohe unë nuk i hiqja nga mëndja këshillat e profesor Ismet Belloves, që m’i kishte dhënë që në vitin e parë në shkollën Teknike të Tiranës kur dhe fillova për herë të parë stërvitjen me ekipin e të rinjëve “17 Nentori”, kujton Pjetri ish-mësuesin e pedagogun e tij, Ismet Bellova, i cili tashmë nuk ishte vetëm një specialist i sporteve, por edhe një mik i familjes së Gjergj Pëllumbit.

Pjetri, një kampion dhe rekordemen i madh i Shqipërisë

Pjetri kujton se në vitet ’80-të ekipi i madh i Atletikës i “Partizani”-t, kishte emra të mëdhenj, kampion dhe rekordmenë absolut, si Isa Tare, Fatmir Bajraktari, Ndrek Aliaj, Sadik Demiraj, Aleko Thanasko, Durim Gorishti,Gani Aliaj, Fatmir Dragoj,Ylli Alushi, Servet Banaj, Agron Kasa, Gezim Dushku,Petrit Manaj, Petrit Mehmeti,Bujar Gjoni,Ernest Penc, Mane Luci  e plot e plot të tjerë që i dhanë nder e lavdi atij klubi në ato vite dhe në gjithë historinë e tij që nga krijimi e deri më sot. Ndër ta spikati dhe Pjetri si kampion kombëtar dhe duke thyer disa rekorde, si p.sh. ai i vitit 1980-të me kohën 2 orë e 30 minuta e 08 sekonda, rezultat të cilin e përmirësopi një vit më vonë në 1981-in me kohën 2 orë e 26 minuta e 19 sekonda, çka do t’i jepte atij titullin e kampionit dhe rekordit kombëtar. Këshu falë këtyre rezultateve tepër të larta në atë kohë, Pjetër Pëllumbbi u bë një emër i madh dhe për të shkruanin gazetat e kohës si dhe kronikat radiotelevizive. Kështu djaloshi që vinte nga një fshat i Laçit të Kurbinit dhe pa asnjë përkrahje, falë vuillnetit të çeliktë dhe një pune sistematike, arriti majat e sportit shqiptar, duke u bërë një kampion apsolut. Ai djalosh i imët që dikur imitonte dhe kërkonte të bëhej si Pietro Mena, (legjenda italiane e gareve të shpejtësisë 100 dhe 200 metra, ku ishte një kampion apsolut i Evropës), arriti të bëhej një “Abebe Bekila” (kampioni botëror i Maratonës nga Etiopia), i Shqipërisë. Dhe nisur nga këto rezultate të larta, Klubi Sportiv “Partizani” e mbajti Pjetrin si sportist dhe ushtarak me rrogë deri në vitin 1991, kur me rrëzimin e regjimit komunist u detyrua të largohej nga Shqipëria për në Itali.

Në Itali për 15 vjet si specialist i rehabilitimit fizik

Nisur nga fakti se Pjetri kishte mbaruar dhe ishte diplomuar me rezultate të larta në Institunin e Kulturës Fizike “Vojo Kushi” në Tiranë gjatë kohës që ishte pjesë e Klubit “Partizani”, ai vazhdoi më tej duke kryer kurse dhe specializime për “shkencat motorie” dhe për 15 vjet me rradhë si pedagog i Rehabilitimit Fizik në disa klinika të Romës. Gjatë atyre viteve ai pati rastin të njihej edhe me mjaft emra të njohur të sportit e politikës në Itali, të cilët i ofruan edhe vënde të ndryshme pune, por ai vazhdimisht e kishte mëndjen tek Shqipëria, tek miqtë, shokët, të afërmit e tij, ish-sportistët e ekipit “Partizani” me të cilët kaloi më shumë se një dekadë në atë Klub etj., etj. Dhe mundësia ju dha pasi disa miq të tij italianë i ofruan që të bashkëpunonte për të investuar dhe ndërtuar në Shqipëri një kompani për prodhimet piroteknike (ARPI)ku ai do të bëhej administrator i saj dhe që nga viti 2005 ai ndan kohën në mes Italisë dhe Shqipërisë.

 

Memorie.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura