Historia e Lekut, si kanë ndryshuar simbolet në 85 vjet

Mar 31, 2011 | 12:29
SHPËRNDAJE
Posteri i ekspozitës së hapur nga Banka Kombëtare Shqiptare, me rastin e emetimit të monedhës së parë shqiptare

Mirë është që të kesh shumë syresh, ani pse thonë se nuk e blejnë lumturinë. Nuk ka fort rëndësi se ç’madhësi dhe ç’ngjyrë kanë, mjaft që vlera e tyre të jetë e madhe. Është punë parash. Kemi kaluar lloj-lloj nëpër duar. Ndoshta nuk na ka rënë rasti që të kemi pasur franga të kohës së Zogut (në mos gjyshja ka ruajtur ndonjë nëpër sepete), por ama ato prerjet e mëdha të para viteve ’90, s’kishte portofol që t’i nxinte. Paraja, si çdo gjë tjetër, ka reflektuar ndryshimet e kohës, ndryshimet e sistemeve, të cilët lënë vulën e tyre edhe mbi monedha e kartëmonedha.

Kartëmonedha e parë kombëtare shqiptare e emetuar në vitin 1926 kishte vlerën 5 lekë – 1 Frang Ari, në njësinë monetare Lek. Qeveria shqiptare pro

Monedha e parë e emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë në vitin 1926. Kishte vlerën 5 Franga. Nga ana ballore mbante portretin e Mbretit Zog, ndërsa pas një fshatar duke ngarë një pendë qe. Në të shkruhej Shqipni-Albania.

testoi për këtë kartëmonedhë, pasi shqiponja në të u vizatua e stilit romak, me një kokë dhe jo dykrenore. Për këtë arsye, ajo u hoq shumë shpejt nga qarkullimi. Sipas do

kumentacionit të kohës, kartëmonedha u shtyp në firmën “Richter” në Napoli të Italisë dhe qarkulloi vetëm 5

ditë. Në këtë periudhë, BKSH emetoi kartëmonedhat me prerje 5 Franka Ari, 20 Franka Ari (28.02 1926), 100 Franka Ari (20.05 1926)…

Këtë vit Banka e Shqipërisë kremton një nga ngjarjet në të rëndësishme në historinë ekonomike të vendit tonë: 85-vjetorin e hedhjes në qarkullim të monedhave e kartëmonedhave të para kombëtare. Me këtë rast, Ban

Monedhë me vlerën 10 lekë, e prerë në vitin 1968. Nga ana kryesore, veç vlerës së monedhës, është edhe stema e Republikës e rrethuar me yje, ndërsa pas Skënderbeu mbi kalë.

ka e Shqipërisë hap ekspozitën “85 vjet – monedhë kombëtare” në hollin e Muzeut Historik Kombëtar. Një ekspozitë interesante, ku tregohet historia e parasë shqiptare, që në krijimin e BKSH-së. Koleksione të monedhave dhe kartëmonedhave të periudhave të ndryshme do të ekspozohen për publikun. Disa syresh vijnë për herëtë parë. Janë nxjerrë nga arkivat për këtë rast të veçantë. Ekspozita përmban edhe këndin e kinemasë, e cila në mënyrë më të prekshme dhe më të drejtpërdrejtë, jep pamje ekskluzive mbi prodhimin dhe përpunimin e kartëmonedhave dhe monedhave metalik

Monedhë e emetuar nga BKSH në vitin 1939, pas pushtimit fashist. Nga ana kryesore ishte stamposur portreti i Mbretit Vitorio Emanuele i III me mbishkrimin rreth e qark: Mbret. E për Vitt. Em.III Re e Imp dhe në anën tjetër shqiponjën dykrenore me mbishkrimet Shqipni-Albania 1939-R”.

e, elementëve të sigurisë së kartëmonedhave dhe njohjen e tyre. Por pa dyshim, pavarësisht nga vlera, më interesantja është vetë pamja e parave, mënyra se si ato kanë ndryshuar nga viti në vit dhe nga sistemi në sistem. Meqenëse ngritja e BKSH-së përkon me kohën e Mbretit Zog, në monedhat dhe kartëmonedhat e para vendin kryesor e zinte pikërisht portreti i tij. Në kartëmonedhat e kësaj kohe gjejmë edhe pamje monumentesh, urash, lagjesh, të cilat gjatë kohës së pushtimit fashist u zëvendësuan me kokën e Viktor Emanuelit III, ndërsa në kohën e socializmit me njerëzit e rinj të socializmit me kazma e lopata, me trena e turbina, traktorë e autokombajna. Ndërsa pas rënies së komunizmit, për të qenë sa më “korrekt” mbi kartëmonedha u stamposën portretet e heronjve kombëtarë, apo rilindësve. Krahas koleksionit të monedhave dhe kartëmonedhave, ekspozita ofron edhe artikuj të shtypit të kohës, fotografi dhe dokumente.
Historia
Kartëmonedha e parë kombëtare shqiptare e emetuar në vitin 1926 kishte vlerën 5 lekë – 1 Frang Ari, në njësinë

Monedhë e emetuar nga BKSH në vitin 2000. Një monedhë me vlerë 100 lekë, që mban përsipër pamjen e një prej statujave më të famshme në botë, atë të statujës së Davidit, të Mikelanxhelos dhe pas pallatin e vjetër në Firence.

monetare Lek. Qeveria shqiptare protestoi për këtë kartëmonedhë, pasi shqiponja në të u vizatua e stilit romak, me një kokë dhe jo dykrenore. Për këtë arsye, ajo u hoq shumë shpejt nga qarkullimi. Sipas dokumentacionit të kohës, kartëmonedha u shtyp në firmën “Richter” në Napoli të Italisë dhe qarkulloi vetëm 5 ditë. Në këtë periudhë, BKSH emetoi kartë

Kartëmonedha e parë e emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë në vitin 1926. Kishte vlerën 5 Lek. Mbi të shquhet një shqiponjë me një kokë krahë të hapur dhe motive floreale. Është e shkruar në gjuhën shqipe dhe italisht.

monedhat me prerje 5 Franka Ari, 20 Franka Ari (28.02 1926), 100 Franka Ari (20.05 1926). Kartëmonedha 5-frankshe u rishtyp dhe u hodh në qarkullim pas vitit 1930 dhe ndryshon nga varianti i parë vetëm nga një firmë. Në vitin 1926, u shtyp edhe një variant i kartëmonedhave me prerje 1, 20, 100 franka, por nuk u hodhën në qarkullim. Janë me numër serie “00000” dhe mbajnë sipër vulën “ANULATO”. Duke qenë se BKSH në krijimin e saj ishte italo-shqiptare, vlera shkruhej në shqip dhe në italisht.
Monedhat
Pamja kryesore e monedhave të vitit 1926 kanë kryesisht të stamposura portretin e Mbretit Zog, të shoqëruar me një apo dy yje, portretin e Skënderbeut, një shpend me krahë hapur, shqiponja dykrenore, një kokë shqiponje, apo një luan. Interesante është prerja e një monedhe me vlerën 1 Lek me kokën e Aleksandrit. Ndërsa në pjesën e pasme kanë një njeri duke hedhur farën në arë, një fshatar duke ngarë dy buaj, një gladiator duke ngarë kuaj, apo degë peme.
Në emetimet e vitit 1927, simbolet bëhen pak më të larmishme. Krahas portretit të Mbretit Zog, luanit apo portretit të

Kartëmonedhë e vitit 1947, me vlerë 500 lekë. Veç vlerës së kartëmonedhës, shquhet stema e republikës dhe portreti i një partizani me pushkë në krahë.

Aleksandrit, gjejmë edhe portretin e mbretëreshës Teutë. Ndërsa në anën e prapme shtohet pamja e Aleksandrit duke kalëruar, një a

Një prej kartëmonedhave të para të emetuara në vitin 1926. Kishte vlerën e 20 Frangave Ari. E shkruar në dy gjuhë, në italisht dhe shqip, mban përsipër portretin e një djaloshi shqiptar, me kostum popullor, me qeleshe e jelek.

nije ilire, apo shqiponja dykrenore. Këto simbole i shoqëruan monedhat edhe në vitet në vijim, deri në vitin 1939.
Pas pushtimit fashist, monedhat e prera në vitet 1939, 1940, 1941 në anën kryesore kishin portretin e Viktor Emanuelit III, shoqëruar me mbishkrimin përkatës, ndërsa në anën e prapme shkruhej “Shqipni” dhe vlera përkatëse e monedhës. Me një dekret të gushtit të ’39-ës: “Monedhat e reja do tëkenë në një anë portretin e Mbretit Vitorio Emanuele III, me mbishkrimin rreth e qark Mbret. E për Vitt. Em.III Re e Imp dhe në anën tjetër shqiponjën dykrenore me mbishkrimet Shqipni-Albania 1939-R”. Tanimë nuk flitej më për monedha të arta e të argjendta, por për hekur e krom e më vonë edhe nikel.
Me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, do të ndryshonte edhe pamja e monedhave. Monedhat e para të prera në vitin 1947, realizuar në BRSS nga njëra anë kishin vlerën, ndërsa nga ana tjetër kishin stemën e republikës të rrethuar

Një kartëmonedhë e vitit 1964, me vlerë 25 Lek, emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë. Në "figurat" e parave fillojnë e shfaqen "heronjtë" e socializmit, fshatarët, punëtorët, autokombajnat e traktorët.

me yje dhe fjalën “Shqipëri”. Monedhave të prera më vonë u është shtuar ndonjë kalli gruri. Gjejmë simbolin e Skënderbeut me kalë, përkrenaren e Skënderbeut dhe shpatën, apo një malësor duke kërcyer vallen e shpatave. Ndërkaq, ndryshon vendi i printimit të monedhave dhe kartëmonedhave, nga BRSS në Kinë, Hungari, apo Paris. Pas ’68-ës, larmia e figurave mbi monedha bëhet

Kartmonedhë me vlerën 2 Lek, prerje e vitit 1940. veç mbishkrimeve dygjuhëshe, në shqip dhe italisht, mban në faqen e sipërme portretin e Aleksandrit të madh.

më e larmishme. Ndeshim një punëtore duke vjelë rrush, një punëtor dhe një fshatar, duke mbajtur një pishtar, një ushtar me pushkë, Kalaja e Gjirokastrës, Butrinti, emblema e Lidhjes së Lezhës, Portin e Durrësit, një tren duke dalë nga tuneli etj.
Monedhat e emetuara pas vitit 1992 janë më pak fantazioze, ndonjë kurorë me gjethe, dy duar të takuara, harta e Shqipërisë, portreti i Teutës, portreti i Davidit (emetuar me rastin e 500-vjetorit të statujës së Davidit) etj.
Kartëmonedhat
Për shkak edhe të hapësirës, kartëmonedhat të linin më shumë dorë për t’i mbushur me simbole. Kartëmonedhat e hedhura në qarkullim në vitin 1926 janë shumë interesante. Ato kanë karakter shumë kombëtar, kostume popullore e ura. Kështu, në kartëmonedhën 5 frangëshe gjejmë një fëmijë të veshur me kostum kombëtar nga njëra anë, dhe nga ana tjetër Urën e Vezirit mbi lumin Kir, në të tjera prerje gjejmë veç djalit me kostum popullor dhe vlerës së shkruar në

Një kartëmonedhë e vitit 1964, me vlerë 50 Lek, emetuar nga Banka Kombëtare e Shqipërisë. Në sfond, një brigadë partizanësh, që marshojnë fitimtarë dhe koka e Heroit Kombëtar, Skënderbeut.

shqip dhe italisht, nga ana tjetër shohim urën mbi Drin, afër Shkodrës, që bashkon Bahçallëkun me Tabakët, Urën e Gomsiqes në krahinën e Pukës, një katund afër Shkodrës, me kodrat e Tepes e lumit Drin.
Në kartëmonedhat e prera nga viti 1930-1943, gjatë kohës së pushtimit fashist gjejmë vetëm shqiponjën dykrenore dhe stemën mbretërore

Një prerje e vitit 1945, ndër të parat e emetuara në Shqipërinë e pasluftës, që siç shkruhet mbi të, qarkullonte vetëm në territorin shqiptar. Një kartëmonedhë me vlerë 100 frangëshe.

.
Kartëmonedhat e para të hedhura në vitin 1945 ishin në formën e çeqeve. Nga ’46-’47 gjejmë portretin e Skënderbeut dhe një shqiponjë. Pas ’49-ës fillojnë e shfaqen ushtarët me pushkë e gratë me kallinj gruri. Në ’64-ën, kur ndërtimi i Shqipërisë socialiste ka marrë “hov”, ia beh ura me shina treni sipër dhe një makinë, pastaj një traktor, një partizan me flamur në dorë, një turbinë hidrocentrali, një fshatare duke mbledhur fruta, një tezgjahiste, një kompleks industrial, një grup njerëzish, qendra e Tiranës, portreti i Naim Frashërit, një ndërtesë e papërfunduar një pushkë dhe një kazmë, një autokombajnë, dy naftëtarë.
Pas rënies së diktaturës, në monedhat e pas vitit 1992 mbi faqet e kartëmonedhave tona kanë sunduar portretet e

Një prerje me vlerë 5 mijë Lek, emetim i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, në vitin 1996. Mbi të shquhet një portret jo shumë tradicional i Heroit Kombëtar, Skënderbeut.

figurave kombëtare, si Skënderbeu, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Pjetër Bogdani, Fan Noli, ndërsa në anën e pasme Kalaja e Krujës, ndonjë libër, një qiri, fjalët e Naimit, ndërtesa e shpalljes së pavarësisë, pamje e kishës katolike etj.

 

ALMA MILE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura